Forumi i Biznesit Ballkanik, sipërmarrjet vlerësohen për arritjet e tyre

11 Tetor 2026 | 15:06

Forumi i Biznesit Ballkanik 2026 përmbylli me sukses edicionin e tij të parë në Tiranë, me një mbrëmje gala ku morën pjesë përfaqësues të biznesit nga Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi.

Në një atmosferë festive, sipërmarrjet pjesëmarrëse në panair, përveç shkëmbimit të ideve dhe krijimit të mundësive për zgjerimin e investimeve, u vlerësuan edhe me çmime për arritjet e tyre në tregun rajonal.

Gjatë darkës, organizatorët nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi (ATTSO) shprehën mirënjohjen për sipërmarrjet rajonale dhe përfaqësuesit e tyre, të cilët u nderuan me pllakatet përkatëse të vlerësimit.

Mbremja permbyllese sherbeu si nje shembull kokret i përpjekjeve për të bërë bashkë një numër edhe më të madh përfaqësuesish të biznesit, me rezultate konkrete, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare.

Përfaqësuesit e biznesit dhe organizatorët theksuan gjithashtu rëndësinë për organizimin e forumeve të tjera në të ardhmen, jo vetëm në Tiranë, por edhe në kryeqytetet e tjera të rajonit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Turqi, 11 të vdekur dhe 27 të plagosur nga përplasja e një autobusi

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në provincën e Manisës,...
14:48 | 11/10/2026

Aksident në Selanik, shoferi shqiptar përfundon brenda lokalit, plagos 3 persona (VIDEO)

Një aksident i pazakontë ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit në zonën e Evosmos, në Selanik të Greqisë, ku një automjet i drejtuar nga...
14:28 | 11/10/2026

Begaj në Dibër: “Oda Dibrane” bashkon shqiptarët përtej kufijve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi Dibrën, ku mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të edicionit të 32-të të festivalit “Oda Dibrane”. Gjatë fjalës së tij,...
13:15 | 11/10/2026