Anglia dëbon 2247 shqiptarë, në krye të listës për të pestin vit radhazi

Shqiptarët renditen për të pestin vit radhazi në vendin e parë për numrin e personave të dëbuar nga Anglia. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme britanike, Home Office, për periudhën tetor 2025 – tetor 2026, janë kthyer në Shqipëri gjithsej 2,247 shtetas shqiptarë.

Pjesa më e madhe e tyre janë persona të dënuar për vepra të ndryshme penale, të cilët janë kthyer në atdhe me fluturime të posaçme pasi kanë vuajtur 40% të dënimit. Sipas Home Office, 80% e tyre ishin dënuar për përfshirje në shitjen e kokainës.

Shqiptarët përbëjnë gjithashtu grupin më të madh kombëtar mes personave të kthyer në kuadër të procedurave të azilit, duke zënë 24% të totalit, ose 2,831 persona, deri në mars 2026.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, gjatë vitit 2022, mbi 12 mijë shqiptarë kaluan Kanalin e La Manshit me gomone për të mbërritur në Angli. Sipas autoriteteve britanike, shqiptarët përbënin 53% të personave të dëbuar gjatë vitit 2025 që kishin hyrë në vend me këtë mënyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga shkurti 2025 deri në janar 2026, Britania shpenzoi 13.8 milionë paund për kthimin me avionë të 2,835 emigrantëve. Shqipëria kryesoi edhe për fluturimet çarter, me 42 avionë të marrë me qira për kthimin e 1,810 personave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?