
Një aksident i pazakontë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Evosmos, në Selanik të Greqisë, ku një makinë e drejtuar nga një 45-vjeçar shqiptar ka përfunduar brenda një lokali të mbushur me klientë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, ndërsa si pasojë e përplasjes, tre persona që ndodheshin në ambientet e lokalit mbetën të plagosur.
Përveç lëndimeve të personave, aksidenti shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale në biznes, pasi automjeti përfundoi brenda ambienteve të tij.
Sipas informacioneve paraprake, policia greke ka arrestuar drejtuesin shqiptar pas ngjarjes.
Ndërkohë, autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e automjetit me lokalin./Versus.al

