Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar se synimi i tij i radhës në politikë është posti i kryeministrit të Kosovës.
Deklarata u bë në një video të publikuar nga influenceri i njohur Khan, i cili realizon intervista spontane me kalimtarë duke i pyetur: “Çfarë bëni për të jetuar?”. Në video, Rama shihet duke ecur në rrugët e Neë Yorkut, kur ndalet nga influenceri.
“Jam kryetar i kryeqytetit, Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Misioni i radhës është që të bëhem kryeministër dhe ta pastrojmë e ta rregullojmë shtetin”, thotë Rama.
Ai godeti edhe Albin Kurtin, duke thënë se kryeministri aktual “nuk po bën punë të mirë" ndaj "duhet t'i tregojmë rrugën e duhur".
Më tej, ai tregon se Prishtina po përgatitet për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe fton Khan të vizitojë kryeqytetin e Kosovës.
Videoja është publikuar më 10 tetor në rrjetet sociale të influencerit. Sipas postimeve të Përparim Ramës në Facebook, ai ndodhej në Neë York më 23 dhe 24 shtator 2026, ku mori pjesë në aktivitetin “Origination Finance Studio North America”, së bashku me liderë të tjerë, për të diskutuar mbi “Financimin e së Ardhmes”.
Feroz Khan, është një influencer që del rrugëve të Neë York-ut dhe interviston njerëz, të famshëm ose jo, duke u bërë pyetjen e thjeshtë "Çfarë bën për të nxjerrë bukën e gojës'. Videot e tij janë shumë të famshme në rrjete sociale








Komente
Komento