Popullariteti i Macron arrin nivelin më të ulët që nga viti 2017, Bardella dhe Le Pen gjithashtu “humbasin terren”
Shtatë muaj para përfundimit të mandatit të tij të dytë, popullariteti i Emmanuel Macron ka rënë në nivelin më të ulët që kur ai hyri në Pallatin Elize në vitin 2017. Sipas anketës Ipsos BVA-Cesi për La Tribune Dimanche, vetëm 15% e të anketuarve kanë një mendim të favorshëm për Presidentin francez, një pikë më poshtë se një muaj më parë.
Reagimi negativ po e godet presidentin më fort sesa kryeministrin e tij. Popullariteti i Sebastien Lecornu është rritur pak, duke fituar dy pikë në një muaj: 22% e francezëve tani e shohin pozitivisht performancën e tij.
Midis figurave politike që shihen si pasardhës të mundshëm të Emmanuel Macron, udhëheqësit e ekstremit të djathtë Jordan Bardella dhe Marine Le Pen vazhdojnë të dominojnë renditjen, me përkatësisht 33% dhe 32% opinione pozitive.
Megjithatë, vlerësimet e tyre kanë rënë krahasuar me muajin e kaluar: Jordan Bardella ka rënë tre pikë dhe Marine Le Pen katër.
Sondazhi online u krye më 7 dhe 8 tetor midis 1,000 të rriturve, disa ditë pasi Mediapart publikoi artikullin e saj të parë mbi këtë çështje, më 28 shtator.
Pas Bardelës dhe Le Penit, ish-kryeministri Edouard Philippe zë vendin e tretë, me 20% të kënaqur, një pikë më shumë.
Sarah Knafo, një figurë kryesore në Reconquete, partinë nacionaliste të udhëhequr nga Eric Zemmour, dhe François Hollande, ish -Presidenti socialist , plotësojnë pesëshen e parë. Të dy marrin nga 18% opinione pozitive. Asnjëri nuk ka deklaruar ende një kandidaturë presidenciale.
Jean-Luc Melenchon, kandidati i së majtës radikale, vjen i dyti me 17% opinione pozitive, në të njëjtin nivel me qendristin Gabriel Attal dhe udhëheqësin e republikanëve, Bruno Retailleau.
Megjithatë, udhëheqësi i partisë La France Insoumise dallohet për një shkallë jashtëzakonisht të lartë refuzimi: sipas studimit, 69% e francezëve thonë se do të ishin të pakënaqur nëse ai do të zhvendosej në Elysee.
Robotët hyjnë në supermarketet e Danimarkës, synon të reduktojë ngarkesën fizike të punonjësve
Tragjedi në Turqi, 11 të vdekur dhe 27 të plagosur nga përplasja e një autobusi
Kallas dënon sulmin në aeroportin e Riadit: Akt terrori
- 15:06 Forumi i Biznesit Ballkanik, sipërmarrjet vlerësohen për arritjet e tyre
- 15:02 Robotët hyjnë në supermarketet e Danimarkës, synon të reduktojë ngarkesën fizike të punonjësve
- 14:48 Tragjedi në Turqi, 11 të vdekur dhe 27 të plagosur nga përplasja e një autobusi
- 14:28 Aksident në Selanik, shoferi shqiptar përfundon brenda lokalit, plagos 3 persona (VIDEO)
- 14:21 Kallas dënon sulmin në aeroportin e Riadit: Akt terrori
- 13:55 Polonia heton një atentat të mundshëm ndaj kryeministrit Tusk