BOTA /

''Flamuri serb do të valëvitet në Prizren'', deklarata skandaloze e Daçiç, ish-ministri gjerman: Thirrje për luftë

Ish-ministri gjerman tha se nuk duhet të jepen fonde të BE për Serbinë.

Shkruar nga Versus

''Flamuri serb do të valëvitet në Prizren'',

Një video skandaloze e ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiç ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale. Ai dëgjohet të thotë se flamuri i Serbisë do të valëvitet një ditë mbi Prizren duke rikthyer pretendimet për territorin e Kosovës. 

“Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”, është shprehur Daçiç gjatë një tubimi elektoral në Serbi. Ai ka deklaruar gjithashtu se është detyrimi i tyre të respektojnë gjithçka që bëri Slobodan Millosheviçi.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth i cili tha se deklarata të tilla çojnë drejt luftës.

“Serbia e gjorë! Ivica Daçiç dëshiron që flamuri serb të valevitet mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një fqinji më lënë pa fjalë. Kjo rrugë çon drejt luftës. Nuk çon drejt Bashkimit Evropian. Nuk ka më para të BE-së për Serbinë!- ishte mesazhi i tij. Versus.al

Poll