11 Tetor 2026, 15:37
Nga G.M
Andy Burnham
ANGLI- Kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se Rusia ndërhyri në referendumin e vitit 2016 për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e huaj në proceset demokratike. Burnham bëri të ditur se, pas marrjes së detyrës në Downing Street, kërkoi informacion mbi përfshirjen e Moskës në referendumin e Brexit-it dhe mori konfirmimin se kishte pasur ndërhyrje ruse. Sipas tij, është e rëndësishme që këto çështje të dokumentohen dhe qytetarët të ndërgjegjësohen për ndikimin e mundshëm të fuqive të huaja në politikë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, kreu i qeverisë britanike paralajmëroi gjithashtu për ndikimin e dezinformimit rus në politikën gjermane, duke theksuar se kjo çështje ishte diskutuar edhe gjatë takimit të tij me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Berlin. Burnham ka lënë të hapur mundësinë e afrimit të mëtejshëm të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian. Në një takim të Partisë Laburiste, ai deklaroi se qeveria do të shqyrtojë alternativa për forcimin e marrëdhënieve me unionin, ndërsa rikthimi i plotë në BE mbetet një çështje e debatit politik.
Një raport i Komitetit të Inteligjencës dhe Sigurisë të Parlamentit britanik, i publikuar në vitin 2020, kishte ngritur shqetësime për mungesën e një vlerësimi të plotë mbi ndikimin e mundshëm të mediave shtetërore ruse dhe llogarive të koordinuara në rrjetet sociale gjatë referendumit. Ndërkohë, qeveria britanike ka përsëritur angazhimin për të mbrojtur qytetarët dhe institucionet demokratike nga ndërhyrjet e huaja, duke e cilësuar sigurinë kombëtare si një nga përgjegjësitë kryesore të saj./Dosja.al
andy burnham
Bota
11 Tetor 2026, 15:06
G.M
Disa ligjvënës republikanë po e kundërshtojnë marrëveshjen e presidentit Donald Trump me Rusinë për naftën (dizel...
Bota
11 Tetor 2026, 14:49
G.M
Pasojat e sulmeve ruse në rajonin e Donjeckut në Ukrainë, 11 tetor 2026.
Udhëheqësit evropianë e kanë ritheksuar mbë...
Bota
11 Tetor 2026, 14:51
E.d
Foto ilustruse
JEMEN- 109 migrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën dhe më shumë se 116 të tjerë rezulto...
Bota
11 Tetor 2026, 14:30
E.d
Kimberly Guilfoyle
SHBA- Ambasadorja e SHBA-së në Greqi po përballet me akuza se i kërkoi një donatori të paguante faturë...
Bota
11 Tetor 2026, 13:49
E.d
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy po akuzon presidentin amerikan, Donald Trump se po përdor bisedi...
Bota
11 Tetor 2026, 13:28
E.d
Papa Leo XIV
ITALI- Papa Leo XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët në vijim, për heqjen e ...
Bota
11 Tetor 2026, 13:00
E.d
Kaja Kallas
BRUKSEL - Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar pezullimin e sanksioneve ndaj ...
Bota
11 Tetor 2026, 12:46
E.d
Donald Trump
SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim ndaj disa rrjeteve televizive për vendimin e tyre pë...
Bota
11 Tetor 2026, 11:30
E.d
Foto ilustruse
JEMEN- Rebelët Huthi të Jemenit kanë paralajmëruar kompanitë ajrore dhe udhëtarët të shmangin aeropo...
Bota
11 Tetor 2026, 11:22
E.d
Donald Trump
Marrëveshja amerikane për naftën dizel me Rusinë dhe kërkesa e Donald Trumpit që presidenti ukrainas Volodymyr ...