
Shqiptarët renditen sërish të parët për dëbimet nga Anglia duke lënë pas indianët, rumunët, brazilianët dhe polakët për të pestin vit radhazi.
Statistikat tregojnë se për periudhën Tetor 2025-Tetor 2026 janë dënuar 2,247 shqiptarë la leje qëndrimi.
Pothuajse shumica e 2,247 të dëbuarve shqiptarë, janë persona të cilët kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale, të cilët pasi kanë kryer 40% të dënimeve të marra, me avionë të posaçëm janë kthyer në Shqipëri.
80% e tyre thotë Home Office ishin të dënuar si të përfshirë në shitjen e Kokainës.
Një tjetër e dhënë nga Home Office tregon se “shtetasit shqiptarë përbëjnë grupin më të madh për nga shtetësia në mesin e personave të kthyer në kuadër të procedurave të lidhura me azilin, duke zënë një të katërtën (24% ose 2,831 persona) të të gjitha kthimeve të tilla deri në mars 2026.
Gjatë vitit 2022 mbërritën me gome në Angli duke kaluar Kanalin e Lamanshit mbi 12 mijë shqiptarë.
Home Office thotë se gjatë vitit 2025, 53% e totalit të personave mbërritur me gomone tashmë të dëbuar janë shqiptarë. Sipas gazetës The Telegraph, dëbimi me një avion privat të tipit Airbus 321, i 47 shqiptarëve i ka kushtuar Home Office 22.000 stërlina për secilin prej këtyre 47 personave. Versus.al

