Zelensky: Do të organizojmë zgjedhje në Ukrainë nëse Putin bën një armëpushim dy mujor
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha të dielën në përgjigje të komenteve kritike nga homologu i tij amerikan, Donald Trump se ai do të organizojë zgjedhje në Ukrainë nëse presidenti rus Vladimir Putin pranon një armëpushim 60-ditor.
“Ju lutem i thoni Putinit, na jepni dy muaj, 60 ditë armëpushim të plotë, 60 ditë, dhe ne do të organizojmë zgjedhje”, tha Zelenskyy në emisionin “This Week” të ABC-së.
Trump kritikoi të shtunën Zelenskyy-n për sulmin ndaj rafinerive ruse të naftës një ditë pasi SHBA-të hoqën përkohësisht sanksionet mbi karburantin rus, të cilat ishin krijuar për ta privuar Moskën nga të ardhurat për të financuar luftën e saj në Ukrainë.
“Mendoj se është koha që Ukraina të ketë një president të ri”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Në përgjigje, Zelenskyy tha se u takon ukrainasve të zgjedhin udhëheqësin e tyre dhe vuri në dukje se Putini gjithashtu do të donte të ndryshonte se kush po e udhëheq Ukrainën.
Ai tha se është e lehtë që Ukraina të fajësohet për çmimet më të larta të karburantit, “kur të gjithë në botë e kuptojnë se për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, çmimet po rriten”.
Më herët të dielën, Zelenskyy tha se Ukraina ishte gati të ndalte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës nëse Moska ndalon sulmet e veta ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Përmbyset një anije në afërsi të Xhibutit, OKB: 139 emigrantë të vdekur dhe 84 të zhdukur
Evropianët mbështesin Zelenskyn pas vendimit të Trumpit, teksa Rusia e Ukraina këmbejnë sulme
Trump: SHBA mund t’iu bashkohet sulmeve saudite ndaj rebelëve Huthi
- 15:53 Përmbyset një anije në afërsi të Xhibutit, OKB: 139 emigrantë të vdekur dhe 84 të zhdukur
- 15:43 Evropianët mbështesin Zelenskyn pas vendimit të Trumpit, teksa Rusia e Ukraina këmbejnë sulme
- 15:37 Shpërthimi në rafinerinë greke, humb jetën edhe punëtori i dytë shqiptar! 4 të arrestuar
- 15:22 Trump: SHBA mund t’iu bashkohet sulmeve saudite ndaj rebelëve Huthi
- 15:16 Popullariteti i Macron arrin nivelin më të ulët që nga viti 2017, Bardella dhe Le Pen gjithashtu “humbasin terren”
- 15:06 Forumi i Biznesit Ballkanik, sipërmarrjet vlerësohen për arritjet e tyre