VIDEO/ Amerikanët fshehin flamingot në tualet për t’i mbrojtur nga uragani Isaias

Një pamje e pazakontë u regjistrua në Florida të SHBA-së, ku një tufë flamingosh gjeti strehim brenda tualeteve të një parku zoologjik, për t’u mbrojtur nga kalimi i uraganit të fuqishëm Isaias.
Ngjarja ndodhi të premten, më 9 tetor, në parkun zoologjik ZooWorld, në zonën e Panama City Beach, në momentin kur uragani po i afrohej brigjeve veriore të Gjirit të Meksikës.
A flock of flamingo took shelter inside a bathroom in Panama City, Florida on Friday when Hurricane Isaias hit. Isaias, the first hurricane of the 2026 Atlantic season, made landfall in the northern Gulf Coast near Destin, Florida, on Friday night as a Category 2 storm, but within hours had weakened to a post-tropical cyclone.
— CBS News (@CBSNews) October 11, 2026
Punonjësit e parkut i zhvendosën shpendët e veçantë me ngjyrë rozë në një ambient të brendshëm, duke zgjedhur tualetet si strehë të përkohshme, në mënyrë që flamingot të mos ekspozoheshin ndaj erërave të rrezikshme dhe kushteve ekstreme atmosferike.


