Protesta zhvendoset te Komisariati nr.3: Polici këtu na ke, ti mbron kriminelë e jo ne
10 Tetor, 20:55
"Poshtë ...
Art&Argëtim
U njohën kur ajo ishte ende e martuar/ Manuela Arcuri dhe princi 82-vjeçar Domenico Antomia Pallavicino përfliten për një martesë të mundshme në dhjetor
Ata u njohën së bashku gjatë vitit 2023 kur aktorja u bë imazhi promovues i Fondacionit Pallavicino, një organizatë e krijuar për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë artistike të familjes ndërsa në atë kohë ajo ishte ende e martuar me Giovanni Di Gianfrancesco, me të cilin ka një djalë.
11 Tetor 2026, 16:21Nga E.M
ITALI- Aktorja italiane Manuela Arcuri në moshën 49-vjeçare dhe princi Domenico Antomia Pallavicino 82 vjeç priten të zyrtarizojnë lidhjen e tyre me martesë gjatë muajit dhjetor sipas mediave italiane. Nga dy protagonistët deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për një ceremoni të mundshme.
Dyshimet për romancën e tyre nisën pas një udhëtimi në Paris ku dyshja u fotografua nga fansat. Domenico Antonio Pallavicino njihet për veprat e artit dhe orenditë me vlerë historike që përmban dhe është i angazhuar në aktivitete kulturore dhe bamirësie.
Ata u njohën së bashku gjatë vitit 2023 kur aktorja u bë imazhi promovues i Fondacionit Pallavicino, një organizatë e krijuar për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë artistike të familjes ndërsa në atë kohë ajo ishte ende e martuar me Giovanni Di Gianfrancesco, me të cilin ka një djalë.
Ideja e një martese mes tyre ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjet pas diferencës prej 33 vitesh ndërkohë që lidhja e tyre është komentuar nga këndvështrime të ndryshme./Dosja.al