
Greqi- Pas dy ditësh në spital, ka ndërruar jetë edhe shqiptari i dytë i plagosur nga shpërthimi në rafinerinë e naftës “Motor Oil”. Sipas mediave vendase, shqiptari ndërroi jetë pak para orës 13:00 të së dielës në spitalin “Thriasio” të Elefsinës, ku ndodhej i intubuar në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.
Shpërthimi i ndodhur ditën e premte i mori jetën edhe një 43 vjeçari shqiptar i cili së bashku me Hasën po kryenin punime mirëmbajtjeje si pjesë e një kompanie të jashtme kontraktore.
Deri më tani katër persona janë arrestuar pasi dyshohet se nuk kishin marrë masat e sigurisë për punën. Versus.al

