Lajmi i fundit

Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë–Elbasan, dyshohet për aksident

Egnatia mposht Laçin mes polemikave, dy gola në fund dhe presion ndaj Teutës

Egnatia mposht Laçin mes polemikave, dy gola në fund dhe presion ndaj Teutës

16:16, 11/10/2026

Egnatia mori një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Laçin me rezultatin 0-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të “Abissnet Superiores”. Rrogozhinasit e zgjidhën takimin në minutat e fundit, me dy gola të shënuar brenda tetë minutash, në një sfidë të shoqëruar me pretendime të shumta për vendimet e arbitrimit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por nuk munguan momentet e diskutueshme. Në minutën e 42-të, Laçi pretendoi për një penallti, por arbitri Dorjan Maletaj vendosi të vazhdonte lojën pas komunikimit me asistentët. Pak minuta më vonë, vendasit kërkuan edhe kartonin e dytë të verdhë për kapitenin e Egnatias, Aleksi.

Në pjesën e dytë, Laçi iu afrua golit në minutën e 60-të, kur goditja e fuqishme e Bibos u ndal nga shtylla, pas një devijimi të mbrojtjes mike.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 72-të, kur Egnatias iu akordua një penallti pas një faulli ndaj Ildi Grudës. Loukili shënoi fillimisht në minutën e 75-të, por ekzekutimi u përsërit për shkak të një parregullsie. Pas tentativës së parë të pasuksesshme, ai realizoi në minutën e 81-të, duke kaluar miqtë në avantazh.

Në minutën e 89-të, Diabate vulosi fitoren 0-2, duke shuar shpresat e Laçit për të reaguar. Arbitri akordoi dhjetë minuta shtesë, por rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë sukses, Egnatia iu afrua në vetëm një pikë Teutës kryesuese, ndërsa Laçi mbeti në kuotën e shtatë pikëve, në vendin e pestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco