Aksident në Turqi, 11 të vdekur dhe 27 të plagosur pas përplasjes së autobusit turistik me kamionin
Një pamje e pazakontë është regjistruar në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku një tufë flamingosh u strehuan në tualetet e një kopshti zoologjik për t’u mbrojtur nga uragani i fuqishëm Isaias.
Ngjarja ndodhi, në kopshtin zoologjik ZooWorld, në Panama City Beach, ndërsa uragani po i afrohej bregdetit verior të Gjirit të Meksikës.
Punonjësit e parkut i zhvendosën zogjtë brenda ambienteve të mbyllura, duke zgjedhur tualetet si strehë të përkohshme për t’i mbrojtur nga erërat e forta dhe kushtet ekstreme të motit.
Pamjet e flamingove rozë të mbledhura brenda tualeteve u publikuan nga AccuWeather dhe tërhoqën vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale.
Zyrtarët e ZooWorld shpjeguan se mbrojtja e kafshëve gjatë një uragani kërkon masa të ndryshme, në varësi të llojit dhe nevojave të tyre. Disa kafshë mund të qëndrojnë në zona të mbrojtura me kashtë, ndërsa të tjerat kanë nevojë për më shumë hapësirë dhe qasje në ujë. Në rastin e flamingove, tualetet u konsideruan një strehë e përkohshme e përshtatshme deri në kalimin e rrezikut.
A flock of flamingo took shelter inside a bathroom in Panama City, Florida on Friday when Hurricane Isaias hit. Isaias, the first hurricane of the 2026 Atlantic season, made landfall in the northern Gulf Coast near Destin, Florida, on Friday night as a Category 2 storm, but within hours had weakened to a post-tropical cyclone.
— CBS News (@CBSNews) October 11, 2026
Ndërkohë, uragani Isaias goditi Floridën me erëra që arritën rreth 170 kilometra në orë, duke shkaktuar dëme, përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
Sipas mediave amerikane, të paktën katër persona humbën jetën si pasojë e motit të keq, ndërsa qindra mijëra familje dhe biznese mbetën pa energji elektrike.
Top Channel