Tragjedi në Turqi, 11 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në rajonin e Akhisarit, në Manisa të Turqisë.
Aksidenti ndodhi të dielën në mëngjes, më 11 tetor, pranë pikave të pagesës së Akhisarit, në autostradën Gebze-Orhangazi-Izmir. Një autobus turistik u përplas me një kamion dhe më pas u përmbys.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë autobusin e përmbysur, ndërsa ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë për të nxjerrë pasagjerët e bllokuar brenda tij, duke thyer xhamat e automjetit.
Në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, policia, xhandarmëria, zjarrfikësit dhe ambulancat. Të plagosurit u transportuan në spitalet përreth për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Prefektura e Manisës konfirmoi se 11 persona humbën jetën dhe 27 të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë, ministri i Brendshëm turk, Mustafa Ciftci, deklaroi se, sipas vlerësimeve fillestare, numri i të plagosurve ishte 37.
Autoritetet turke po vijojnë të ndjekin situatën, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta

