E diel, 11 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

I harruar nga Kombëtarja, sulmuesi shqiptar dopietë me skuadrën e tij

Image ref 160277867. Copyright Shutterstock No reproduction without permission. See www.shutterstock.com/license for more information.

Indrit Tuci po kalon një moment pozitiv te Olimpija Ljubljana.

Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në barazimin spektakolar 3-3 ndaj Murës, në një ndeshje të vlefshme për javën e 11-të të kampionatit slloven, ku arriti të realizonte dy gola.

Reklamë

Futbollisti i Kombëtares shqiptare zhbllokoi rezultatin në minutën e 31-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Tuci nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 52-të dërgoi sërish topin në rrjetë, duke e çuar Olimpija Ljubljanën në epërsinë 2-0.

Megjithatë, vendasit nuk arritën ta administronin avantazhin. Mura reagoi me golat e Kasalos dhe Orianit, duke rikthyer baraspeshën në rezultat. Më pas, Marin shënoi për Olimpijan, duke i dhënë sërish avantazhin skuadrës së sulmuesit shqiptar.

Reklamë

Kur dukej se vendasit do të merrnin fitoren, Matic realizoi në minutën e 78-të, duke vulosur shifrat përfundimtare 3-3.

Pavarësisht se Olimpija Ljubljana nuk arriti të marrë tri pikët, paraqitja e Indrit Tucit ishte një sinjal pozitiv. Me dy gola në një ndeshje, sulmuesi shqiptar konfirmon rëndësinë e tij në repartin ofensiv dhe shpreson të vijojë me të njëjtin ritëm edhe në sfidat e ardhshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.