Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bllokohet aksi Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të tunelit, raportohet për aksident, detajet e para

Shkruar nga Newsbomb
Bllokohet aksi Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike mjetesh në hyrje
Tiranë-Elbasan, trafik

Pasditja e kësaj të diele ka gjetur tunelin e aksit Tiranë-Elbasan me radhë kilometrike mjetesh. Ndërsa dyshimet e para janë se mund të jetë bërë aksident.

Burime për mediat bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, por akoma nuk mbetet e qartë se si ka ndodhur aksidenti, sa makina janë përfshirë apo sa është numri i personave të plagosur.

Megjithatë, pritet që të kemi detaje të reja mbi ngjarjen në vijim, kur autoritetet të dalin me njoftim zyrtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese