Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi detare në Xhibuti/ Përmbytet varka, 109 të vdekur. Mes tyre fëmijë

    Partizani-Tirana/ Vijon trendi për derbin e kryeqytetit, mësohet numri i tifozëve të cilët pritet të jenë në stadium

    Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Tragjedi detare në Xhibuti/ Përmbytet varka, 109 të vdekur. Mes tyre fëmijë
    Botë

    Tragjedi detare në Xhibuti/ Përmbytet varka, 109 të vdekur. Mes tyre fëmijë

    October 11, 2026
    Tragjedi detare në Xhibuti/ Përmbytet varka, 109 të vdekur. Mes tyre fëmijë

    Të paktën 109 migrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën dhe mbi 116 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë me rreth 305 persona në bord u përmbys gjatë udhëtimit nga Xhibuti drejt Jemenit, njoftoi të dielën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

    Sipas dëshmive të të mbijetuarve, varka u përmbys gjatë natës së 8-9 tetorit, pranë zonës Guhere, në veri të qytetit portual Obock, në Xhibuti. Më shumë se 80 persona arritën të mbijetonin, të gjithë shtetas etiopianë.

    Nga 109 trupat e gjetur, 52 janë burra, 42 gra dhe 15 fëmijë, mes tyre nëntë vajza dhe gjashtë djem. Autoritetet në Xhibuti po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa të mbijetuarve po u ofrohet ndihmë mjekësore dhe për të ndjerët po organizohen ceremonitë e varrimit.

    “Ekipet tona janë në terren, në bashkëpunim me autoritetet lokale, për të ofruar ndihmë emergjente”, deklaroi Alexandre Coissac, shefi i misionit të IOM-it në Xhibuti, duke theksuar rreziqet me të cilat përballen migrantët në këtë korridor migrator në kërkim të mundësive ekonomike.

    Ndërkohë, situata e sigurisë në Jemen mbetet e tensionuar për shkak të përshkallëzimit të luftimeve mes forcave qeveritare, të mbështetura nga Arabia Saudite, dhe rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani. Sipas IOM-it, numri i personave të zhvendosur nga konflikti është rritur në rreth 200 mijë, nga 76 mijë në mesin e shtatorit.

    Mbi 3.700 persona janë larguar nga Jemeni drejt Xhibutit përmes detit deri javën e kaluar, sipas të dhënave të organizatës. Ndërkohë, edhe në Etiopi janë regjistruar përleshje të reja gjatë muajit të kaluar, në një përshkallëzim të dhunës që nga lufta në rajonin e Tigray-t.

    109 të vdekur afrika aksident detar aktualitet botëror emigracioni i paligjshëm emigrantë fëmijë mes viktimave katastrofë detare kriza e emigracionit lajme ndërkombëtare lajme të fundit mbytje në det operacionet e shpëtimit refugjatë siguria detare tragjedi detare tragjedi në det varka e përmbytur viktima në Xhibuti Xhibuti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi detare në Xhibuti/ Përmbytet varka, 109 të vdekur. Mes tyre fëmijë

    October 11, 2026

    Partizani-Tirana/ Vijon trendi për derbin e kryeqytetit, mësohet numri i tifozëve të cilët pritet të jenë në stadium

    October 11, 2026

    Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

    October 11, 2026

    Golemi merr statusin e qytetit, Balla sulmon kryebashkiakun e Kavajës: Ka dyfishin e të ardhurave të Lushnjës, por shtron 10 herë më pak rrugë

    October 11, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.