LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja në Gjilan/ Gjykata cakton një muaj paraburgim për autorin e dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe vëllait të saj

I dyshuari, një 38-vjeçar me inicialet V.R., ishte vetëdorëzuar në Polici të premten pak kohë pasi dyshohet t’i ketë vrarë bashkëshorten e vet 27-vjeçare, vëllain e bashkëshortes, 31 vjeç, në fshatin Livoç i Ulët, në Gjilan.

11 Tetor 2026, 16:48 Nga G.M
Vrasja në Gjilan/ Gjykata cakton një muaj paraburgim për autorin
Fotografi ilustruese nga arkivi.


Gjykata Themelore në Gjilan ka urdhëruar të dielën një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe plagosjen e një burri tjetër, në një rast që shkaktoi zemërim në Kosovë të premten. I dyshuari, një 38-vjeçar me inicialet V.R., ishte vetëdorëzuar në Polici të premten pak kohë pasi dyshohet t’i ketë vrarë bashkëshorten e vet 27-vjeçare, vëllain e bashkëshortes, 31 vjeç, në fshatin Livoç i Ulët, në Gjilan.

Ai ngarkohet me dy vepra penale: vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, sipas autoriteteve. Gjykata tha se palët kishin një mosmarrëveshje, motivet e së cilës vazhdojnë të mbetet të panjohura. Sipas njoftimit, i dyshuari fillimisht dyshohet se e kishte qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në ulësen e përparme të udhëtarit në veturën me të cilën po udhëtonin drejt shtëpisë së familjes së saj. Ai dyshohet se e kishte qëlluar nga afërsia, derisa vetë ishte duke e drejtuar veturën.

Ndërkohë, vëllai i bashkëshortes dhe dy persona të tjerë, të cilët po udhëtonin me një veturë tjetër, e kishin ndjekur atë me qëllim që të bisedonin për mosmarrëveshjen. Në hyrje të Livoçit të Ultë, ata e kishin tejkaluar veturën e të dyshuarit dhe ishin ndalur për ta pritur. Megjithatë, ai kishte vazhduar drejt Gjilanit, për t'u kthyer më pas nëpërmjet një rruge tjetër.

“Kur u kthye në vendin ku ndodhej vetura tjetër, i dyshuari e ndaloi automjetin pas saj, doli me armë në dorë dhe u tha tre personave: ‘unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra’”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Më pas, ai dyshohet se hapi zjarr në drejtim të tyre. Njëri nga personat arriti të largohej pa u qëlluar, ndërsa tjetri u plagos rëndë dhe iku në oborrin e një shtëpie aty pranë. Vëllai i bashkëshortes nuk arriti të largohej dhe mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, pasi i dyshuari qëlloi disa herë në drejtim të tij.

Gjykata tha se pas ngjarjes, i dyshuari e dërgoi veturën, brenda së cilës ndodhej trupi i pajetë i bashkëshortes, në oborrin e Spitalit Rajonal të Gjilanit, para hyrjes së emergjencës. Më pas, ai shkoi në polici dhe u dorëzua. Të shtunën, Policia tha se në dy vende të ngjarjes sekuestroi katër fishekë, 21 gëzhoja dhe pesë predha, si dhe brenda veturës së të dyshuarit një revole, me të cilën dyshohet se ishte kryer vrasja.

Revolja kishte leje të skaduar, sipas Policisë. Gjatë bastisje në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata me leje të skaduar, një revole pa leje, një armë pneumatike, 520 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe 1600 diabolla të pushkës pneumatike, thuhet në njoftim.

Kjo vrasje shkaktoi reagime dhe u dënua nga zyrtarë shtetërorë. Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, tha se e mori lajmin “me dhimbje të thellë” dhe i shprehu “ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurin”.

“Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut. Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes”, tha Shiroka Pula, sipas një komunikate të Presidencës së Kosovës.

Ajo u bëri thirrje organeve të drejtësisë ta hetojnë këtë rast “me përkushtim të plotë, t'i zbardhin të gjitha rrethanat dhe t'i sjellin autorët para drejtësisë”. Kjo vrasje vjen më pak se një muaj pasi një burrë u arrestua për vrasjen e motrës dhe plagosjen e nënës në shtator në Prizren.

Ndërkohë, në gusht u vranë dy gra: një 25-vjeçare shtatzënë dhe një 80-vjeçare. Për të dyja vrasjet dyshohen bashkëshortët e viktimave - njëri 26 dhe tjetri 81 vjeç.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se ndihet e “tronditur nga lajmi për vrasjen e një gruaje dhe një burri, si dhe plagosjen e një personi tjetër”.

“Dy jetë të humbura dhunshëm dhe familje që sot po përballen me një dhimbje të madhe”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se e premtja ishte “ditë e kobshme”.

“Edhe një grua u vra nga bashkëshorti i saj. Edhe një familje u godit nga një tragjedi e pariparueshme”, shprehu ajo, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Gërvalla theksoi se parandalimi i dhunës dhe mbrojtja e jetës së grave kërkojnë veprim dhe përgjegjësi të vazhdueshme, jo vetëm reagim pas tragjedive. Në fund të vitit 2022, vrasja e një gruaje shtatzënë nga bashkëshorti i saj nxiti protesta në Kosovë. Pothuajse katër vjet më vonë, në gusht të këtij viti, një tjetër grua shtatzënë u vra, ndërsa për vrasjen e saj dyshohet sërish bashkëshorti.

“Vrasja e grave është krim, aq i rëndë dhe i tmerrshëm sa asnjë shoqëri nuk mund ta trajtojë si të pashmangshëm atë që ka detyrim ta parandalojë”, tha ajo.

Në përgjithësi, kjo është gruaja e gjashtë që vritet ketë vit. Që nga viti 2010 e deri në gusht të këtij viti, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 64 gra janë vrarë në Kosovë. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna./REL

vrasja ne gjilan

Sondazh

Poll

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela