Zjarr në avion/ Pajisja elektronike merr flakë, panik mes pasagjerëve dhe ulje emergjente në Indi
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump do të zbatojë marrëveshjen për naftën ruse, duke u mbështetur në autoritetin ligjor ekzistues.
Deklarata u bë nga Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, në një intervistë për Fox News.
Bessent theksoi se administrata do të përdorë të gjitha kompetencat ligjore që ka në dispozicion, duke kundërshtuar pretendimet se disa nisma legjislative në Kongres mund të pengojnë zbatimin e marrëveshjes.
“Ne do ta bëjmë me të gjithë autoritetin ligjor që kemi. Kushdo në Kongres që thotë se një projektligj i vjetër ose projektligji i Lindsey Graham na ndalon ta bëjmë këtë, e ka gabim”, u shpreh Bessent në emisionin “Fox & Friends”.
Sekretari i Thesarit e cilësoi marrëveshjen si të dobishme për qytetarët amerikanë, duke argumentuar se ajo do të ndihmojë në uljen e çmimeve të naftës.
“Është mirë për amerikanët, ulja e çmimeve të naftës”, deklaroi ai.
Marrëveshja ishte njoftuar nga Presidenti Donald Trump të premten.
Top Channel