Bota

Tragjedi në brigjet e Xhibutit, 139 migrantë të vdekur dhe mbi 116 të zhdukur pas përmbysjes së anijes!

Të paktën 135 migrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën dhe më shumë se 116 persona rezultojnë të zhdukur pas përmbysjes së një anijeje që transportonte rreth 350 persona nga Xhibuti drejt Jemenit.

Lajmi u bë i ditur të dielën nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila iu referua dëshmive të të mbijetuarve të tragjedisë.

Sipas IOM-it, anija u përmbys gjatë natës së 8 dhe 9 tetorit, pranë zonës Guhere, në veri të qytetit portual të Obock, në Xhibuti.

Më shumë se 80 persona arritën t’i mbijetonin fundosjes. Sipas raportit të organizatës, të gjithë të mbijetuarit janë shtetas etiopianë.

Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë etiopiane nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment lidhur me tragjedinë.

LEXO EDHE: Alarm në Poloni! Kërcënohet me jetë kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, mblidhen me urgjencë policia dhe agjencitë e sigurisë!

Ngjarja shënon një tjetër tragjedi në rrugët e migracionit në rajonin e Bririt të Afrikës dhe Gjirit të Adenit, ku migrantët ndërmarrin udhëtime të rrezikshme detare në përpjekje për të arritur në Jemen.

LEXO EDHE: Flamingot strehohen në tualetet e kopshtit zoologjik në Florida, uragani Isaias shkakton viktima dhe dëme të shumta! (VIDEO)

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.