Përplasje me flakadanë mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës para derbit
Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës është tensionuar pak orë para startit të ndeshjes, pas disa episodeve dhune të regjistruara pranë “Arenës Kombëtare”.
Tifozë të të dyja skuadrave janë përplasur mes tyre në rrugët pranë stadiumit, duke krijuar tensione në prag të sfidës. Disa prej tyre kanë përdorur edhe flakadanë, të cilët i kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit.
Ndërhyrja e menjëhershme e policisë, e cila ndodhej në zonë, bëri të mundur normalizimin e situatës.
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet këtë të diel, në orën 18:30. Për të dyja skuadrat, fitorja është e rëndësishme për të përmirësuar pozitat në renditje.
Aktualisht, Tirana renditet në vendin e gjashtë me 5 pikë, ndërsa Partizani ndodhet në vendin e tetë me 4 pikë.

