Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje për një “armëpushim energjetik” mes Rusisë dhe Ukrainës, duke deklaruar se ajo hyn në fuqi menjëherë dhe se të dyja palët kanë rënë dakord.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Trump u bëri thirrje palëve të respektojnë marrëveshjen dhe të mos e shkelin atë.
“Me efekt të menjëhershëm, ekziston një ARMËPUSHIM ENERGJIK në Luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e prishni atë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje