Shembet çatia e një supermarketi në Korenë e Jugut, 38 persona të plagosur
Paniku shpërtheu në qytetin e Koresë së Jugut, Daegu, të shtunën në mëngjes kur çatia e një supermarketi u shemb. Nga kjo ngjarje mësohet se plagosen 38 persona.
Incidenti ndodhi rreth orës 10:16 të mëngjesit sipas orës lokale në zonën Gwaneum-dong, ndërsa brenda dyqanit ndodheshin 66 klientë, të cilët arritën të shpëtonin vetë. Sipas autoriteteve lokale, të gjitha lëndimet përshkruhen si të lehta, ndërsa nëntë persona u dërguan në spital.
Nuk është raportuar për vdekje. Presidenti Lee Jae-myung u informua për incidentin dhe urdhëroi autoritetet të bënin çdo përpjekje për të trajtuar situatën.
Kryeministri Han Seong-sook bëri thirrje gjithashtu për mobilizimin e të gjithë personelit dhe pajisjeve të disponueshme, si dhe kujdes të menjëhershëm mjekësor për të plagosurit. Shkaqet e sakta të shembjes mbeten të panjohura dhe do të hetohen nga autoritetet kompetente.
Irani akuza ndaj Trump për kontrabandim të naftës në Ngushticën e Hormuzit
Medvedev: Fitoren e Rusisë po e sjellin raketat dhe dronët, jo deklaratat e Trump
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e vitit 2016 për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE
- 17:13 Irani akuza ndaj Trump për kontrabandim të naftës në Ngushticën e Hormuzit
- 16:58 Bllokohet përkohësisht hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, shkak një aksident (VIDEO)
- 16:47 Messi shënon dy herë në ndeshjen e parë që nga pensionimi nga Argjentina
- 16:47 Medvedev: Fitoren e Rusisë po e sjellin raketat dhe dronët, jo deklaratat e Trump
- 16:35 Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e vitit 2016 për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE
- 16:32 Hapet biblioteka dedikuar Shekspirit në Londër, koleksione e libra të rrallë për shkrimtarin britanik