Max Verstappen me Red Bull triumfoi të dielën në garën e Cmimit të Madh të Singaporit në Formula 1, garë e zhvilluar në pistën qytetase të Marina Bay. Ky është suksesi i parë për pilotin holandez në këtë pistë, duke korrur suksesin e dytë radhazi këtë sezon pas atij në Sepang.
Një fundjavë e shkëlqyer për 4 herë kampionin e botës, që një ditë më parë triumfoi edhe në garën sprint. Në vendin e dytë u rendit Ferrari i Charles Leclerc, ndërkohë që në podium u ngjit edhe kryesuesi i botërorit, piloti italian i Mercedes, Kimi Antonelli.
Ai i afrohet edhe më shumë titullit kampion për pilotë, duke u shkëputur 102 pikë ndaj rivalëve. Në vendet 4-5 u klasifikuan dy pilotët e McLaren, me Lando Norris që la pas Oscar Piastri. Ata parakaluan në xhirot e fundit Lewis Hamilton me Ferrari, që u rendit në vendin e gjashtë.
Në zonën e pikëve u klasifikuan edhe Liam Lawson (vendi 7), Nico Hulkenberg, George Russell (u nis nga vendi i 19-të) e Isack Hadjar. Gjithsesi, kjo garë konfirmoi komentin e mirë të Red Bull si dhe faktin që Antonelli është me një dorë të titulli i parë kampionë.
Për sa i përket garës, ajo u komandua gjatë gjithë kohës nga Verstappen, që nuk hasi aspak rivalitet. Te Ferrari habit zgjedhja e gomave me Hamilton, që nuk hyri në momentin e makinës virtuale të sigurisë, që i kushtoi tri pozicione në fund, pasi “kokëkuqja” mund të kishte dy pilotë në podium.


