LIVE UPDATES
Bota

Trump: Ukraina duhet të ketë president të ri

Trump e tha këtë të shtunën natën, disa orë pasi sulmet ruse vranë të paktën 20 persona në qytetin juglindor të Zaporizhjas, si dhe një ditë pasi ai njoftoi se kishte arritur marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, për t’ia mundësuar Rusisë eksportimin e karburantit dizel në tregjet globale.

11 Tetor 2026, 17:52 Nga G.M
Trump: Ukraina duhet të ketë president të ri
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, 10 tetor 2026.


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Ukraina duhet ta “zgjedhë një udhëheqës të ri”, duke e fajësuar presidentin Volodymyr Zelensky për mungesën e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër vendit të tij dhe duke kërkuar që Kievi “t’i ndalë patjetër” sulmet ndaj rafinerive të naftës së Rusisë.

Trump e tha këtë të shtunën natën, disa orë pasi sulmet ruse vranë të paktën 20 persona në qytetin juglindor të Zaporizhjas, si dhe një ditë pasi ai njoftoi se kishte arritur marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, për t’ia mundësuar Rusisë eksportimin e karburantit dizel në tregjet globale. Këto ishin fjalët më të ashpra të Trumpit ndaj Zelenskyt qëkurse ata i përmirësuan marrëdhëniet pas një takimi tejet të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, në shkurt të vitit 2025.

“Zelensky mund ta kishte zgjidhur këtë luftë shumë herë, shumë e shumë herë, por ai zgjedh të mos e bëjë këtë. Është shumë e vështirë”, u tha Trump gazetarëve në Uashington, duke i sugjeruar Ukrainës ta “zgjedhë një udhëheqës të ri që mund të arrijë marrëveshje”.

Putini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, tetë vjet pasi Rusia e pushtoi Krimenë dhe nxiti luftë në rajonin lindor të njohur si Donbas. Trump përsëriti pretendimin e tij se lufta në shkallë të gjerë nuk do të kishte nisur po të kishte qenë ai në pushtet.

“Kjo është një luftë që nuk duhej të kishte nisur kurrë dhe mendoj se ka ardhur koha që Ukraina të ketë një president të ri”, tha ai.

Zelensky u zgjodh për një mandat pesëvjeçar në vitin 2019, por vazhdon të qëndrojë në detyrë, pasi zgjedhjet janë të ndaluara nën ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme, i cili u vendos në fillim të pushtimit në shkallë të plotë dhe është zgjatur vazhdimisht.

Putini e ka shfrytëzuar mungesën e zgjedhjeve për të pretenduar se Zelensky nuk është udhëheqës legjitim. Trumpi e bëri përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës prioritet kur u rikthye si president në janar të vitit 2025.

Megjithatë, Kievi dhe Moska vazhdojnë të kenë mospajtime të mëdha në qëndrime gjatë bisedimeve. Kremlini nuk po ofron lëshime, i ka kundërshtuar vazhdimisht thirrjet për armëpushim të plotë dhe vazhdon të këmbëngulë në kërkesat e tij, përfshirë zotërimin e një pjese të Donbasit që nuk ka arritur ta pushtojë në fushëbetejë.

Deklaratat e Trumpit erdhën pasi Zelensky kritikoi e marrëveshjen e tij me Putinin për lehtësimin e përkohshëm të kufizimeve ndaj eksporteve ruse të karburantit dizel, duke e cilësuar atë si “të dobët” dhe si një “dhuratë” për Kremlinin, që vetëm sa do të nxiste sulme të mëtejshme.

Ai paralajmëroi se kjo marrëveshje do t’i mundësonte Rusisë të fitonte më shumë nga eksportet e karburanteve dhe mund të ndihmonte më tej në financimin e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. Përveç ofensivës në fushëbetejë në lindje dhe jug të Ukrainës, Rusia ka bombarduar vazhdimisht infrastrukturën energjetike dhe atë civile të vendit, duke lënë mijëra njerëz pa ngrohje ose energji elektrike, edhe në kohën kur temperaturat gjatë dimrit bien nën zero.

Kievi është kundërpërgjigjur gjithnjë e më shumë me një fushatë sulmesh me rreze të gjatë veprimi, duke shënjestruar objektet ushtarake dhe energjetike ruse, për t’ia kufizuar të ardhurat Rusisë lidhur me financimin e pushtimit dhe për t’i bërë edhe civilët rusë ta ndiejë luftën. Sulmet ukrainase kanë shkaktuar mungesa të karburanteve.

Trump tha se Zelensky “dëshiron t’i krijojë probleme botës” dhe konsumatorëve amerikanë të naftës dizel, përmes sulmeve ndaj rafinerive të naftës, në një kohë kur furnizimi është i kufizuar, kryesisht për shkak të luftës së SHBA-së me Iranin dhe ndërprerjeve të transportit detar në Ngushticën e Hormuzit. Mungesat kanë rritur çmimet e benzinës dhe dizelit, duke krijuar një sfidë për Partinë Republikane të Trumpit para zgjedhjeve për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, më 3 nëntor.

“Mos i goditni rafineritë, sepse ky është një problem global që është shkaktuar dhe ai dëshiron t’i krijojë probleme botës”, tha Trumpi, duke e paralajmëruar Zelenskyn “t’i ndalë patjetër sulmet”.

“Ai dëshiron t’u krijojë probleme bujqve dhe blegtorëve tanë me karburantin dizel, sepse Rusia furnizon një pjesë të madhe të botës me këtë karburant”.

Kundërshtarët e Trumpit në Kongres e kritikuan marrëveshjen me Putinin për karburantin dizel, duke thënë se SHBA-ja duhet t’i bëjë trysni Rusisë që t’i japë fund luftës.

Edhe përkrahësit e Ukrainës reaguan kundër kritikave të Trumpit ndaj Zelenskyyt. Përfaqësuesi republikan, Brian Fitzpatrick, shkroi në rrjetin X se Zelensky gëzon “mbështetjen dërrmuese” në Kongres, duke thënë se “Rusia është plotësisht përgjegjëse për të gjitha dëmet dhe shkatërrimet, si në jetë njerëzore, ashtu edhe në pasuri, që kanë ardhur si pasojë e sulmit të paprovokuar të Putinit”.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta zvogëlojë varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse dhe nuk dëshiron të ndihmojë në financimin e luftës së Moskës kundër Ukrainës, i tha një zëdhënës i Komisionit Evropian Radios Evropa e Lirë të shtunën. Zyrtarë amerikanë, ukrainas dhe evropianë zhvilluan bisedime në Majami më 9 tetor. I dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, i cili po udhëheq negociatat amerikane me Kievin dhe Moskën së bashku me Jared Kushnerin, i përshkroi diskutimet si konstruktive.

Ai tha se në bisedime u trajtuan mënyrat për ta ulur tensionin e konfliktit para dimrit, qëndrueshmëria energjetike, eksportet e drithërave, garancitë e sigurisë dhe rindërtimi i Ukrainës pas luftës. Bisedimet përfunduan pa ndonjë përparim të rëndësishëm dhe Zelensky tha se besonte se delegacioni ukrainas “thjesht po përdorej si mbulesë”./REL

ukraine donald trump

Sondazh

Poll

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela