AKTUALITET /

Dëmtuan lumin Vjosa duke e gërryer, arrestohet një person! Procedohet penalisht një tjetër

Të dy akuzohen për dëmtim të zonave të mbrojtura.

Shkruar nga Versus

Dëmtuan lumin Vjosa duke e gërryer, arrestohet një person!

Policia ka arrestuar një person dhe ka proceduar penalisht një tjetër për ndërhyrje që dëmtuan habitatin e Parkut Natyror të lumit Vjosa. 

Lorenc Bami, 44 vjeç me banim në Tepelenë është arrestuar, ndërsa po procedohet penalisht Andi Hasani, 49 vjeç me banim në Tiranë. 

Ata kanë dëmtuar shtratin e lumit duke gërryer me fadromë gjatë ditës së djeshme në zonën e mbrojtur mjedisore. Versus.al

Tags:

lumi vjosa

Poll