
Studiuesi dhe historiani Auron Tare ka ngritur shqetësimin për gjendjen se ku ndodhet shtëpia e shkrimtarit të njohur Mitrush Kuteli. Duke risjellë në vëmendje letrën e lamtumirës së Kutelit ndaj bashkëshortes së tij të cilës i kërkon që fëmijëve t'u lërë porosi dashurinë për atdheun, historiani Tare ndan në rrjetet sociale pamje nga banesa e rrënuar e cila është kthyer në vend mbeturinash.
Postimi i plotë:
“Rrënojat e Shtëpisë së Mitrush Kutelit”
Prozator, poet e folklorist, publicist, përralltar e kritik letrar, Kuteli i la që në të gjallë kulturës dhe mendimit shqiptar mbi 10 botime letrare.
Shqiptarët i hedhin plehra themeleve të shtëpisë së tij. Vetëm 20 metra nga kopështi i Lasgushit shtëpia është rrënuar dhe ka mbetur vend hedhurinash. Rrugica e ngushtë që dikur lidhte shtëpitë e dy njerzve të letrave është mbyllur me mure dhe gurë si për ti ndarë ata poetë edhe pas vdekjes.
Pjesë nga Letra e lamtumirës për bashkëshorten”
“Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje. Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje”
Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli). Versus.al

