Gjithçka është gati për derbin e parë të sezonit 2026-2027 në futbollin shqiptar. Partizani dhe Tirana do të përballen në stadiumin “Air Albania”, në një sfidë që vjen me shumë presion për të dyja skuadrat, por veçanërisht për trajnerët Florin Bratu dhe Dean Klafuriç.
Pas pesë javëve të para të kampionatit, asnjëra prej skuadrave kryeqytetase nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë. Tirana renditet në vendin e gjashtë me pesë pikë, ndërsa Partizani ndodhet edhe më poshtë, në pozitën e tetë, me vetëm katër pikë të grumbulluara.
Rezultatet e deritanishme kanë shtuar presionin mbi të dy teknikët, për të cilët kjo përballje mund të jetë vendimtare për të ardhmen në stol. Një fitore në derbi do të kishte vlerë të dyfishtë: për pikët dhe për moralin, ndërsa një rezultat negativ mund të thellojë krizën.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, Bratu dhe Klafuriç kanë bërë publike zgjedhjet e tyre për formacionet titullare.
Formacionet:
Partizani: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Aliu, Ismaili, Skuka, Himallari, Human, Marku, Ogunleye, Mija.
Trajner: Florin Bratu.
Tirana: Bekaj; Ndong, Krymi, Myslovic, Daci, Vitija, Xhixha, Qerimaj, Hazrollaj, Ilievski, Stanic.
Trajner: Dean Klafuriç.
© SYRI.net
Japonezi Matsushita Tomoyuki thyen rekordin botëror në 400 metra stil i përzier në pishinë të shkurtër
Lazio mposht Monza-n, Tavares, Isaksen dhe Pinamonti vendosin fatin e ndeshjes
Antonelli pranë titullit kampion në Formula 1, festa mund të nisë që në TeksasBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: