Ka shkuar në dy numri i shqiptarëve të vdekur si pasojë e shpërthimit të rafinerisë së natës në Greqi dy ditë më parë. Punëtori i dytë i plagosur rëndë, 50-vjeçari Dorian Hysa, gjithashtu ndërroi jetë këtë të diel, si pasojë e shpërthimit në fabritat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi të shtetit fqinj. 50-vjeçari u intubua në sptial, pasi mori dëmtime të rënda në kokë nga shpërthimi. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, shqiptari nuk arriti dot të mbijetonte. Ai është viktima e dytë e shpërthimit, pasi 43-vjeçari Robert Cakaj, po me origjinë shqiptare ndërroi jetë në spital më 9 tetor si pasojë e plagëve të marra. Ai la pas dy fëmijë, njëri 3-vjeç dhe tjetri i sapolindur. Policia greke po heton masat e pamjaftueshme të sigurisë gjatë punimeve të mirëmbajtjes. Autoritetet vazhduan me tre arrestime të reja të drejtuesve të “Motor Oil”.