Tirana fiton me meritë derbin e kryeqytetit, duke triumfuar 3-1 ndaj Partizanit në “Air Albania”. Heroi i bardhebluve ishte Tomislav Kiš, autor i një asisti dhe i një goli në pjesën e dytë, që vulosën një sukses të madh për skuadrën bardheblu. Pas kësaj fitoreje, Tirana ngjitet në kuotën e tetë pikëve, ndërsa Partizani mbetet në pjesën e poshtme të tabelës, me vetëm katër pikë. Një derbi me emocione, spektakël në tribuna dhe një fund të lumtur për bardheblutë.
Golat
Tirana në avantazh në derbin e kryeqytetit: në minutën e 7-të, Redon Xhixha lëshon një predhë nga jashtë zonës, me Qirkon që e ka të pamundur të reagojë në kohë për të shmangur golin.
Nis ashtu siç i ka hije derbi i kryeqytetit, me Tiranën që u shfaq dominuese në minutat e para, ndërsa Partizani e ka të vështirë të kalojë gjysmëfushën e tij.
Reagimi i Partizanit erdhi në minutën e 15-të, me Aliun që goditi shtyllën.
Tjetër gol në 'Air Albania': në minutën e 35-të, pas një aksioni të gjatë, Skuka bën më të mirën dhe nxjerr në pozicion të volitshëm Himallarin, i cili nuk gabon, 1-1.
Vjen goli i radhës në këtë derbi të zjarrtë! Sapo nis minuta e 79-të, pas një aksioni model të bardhebluve, Tomislav Kiš asisti për Ilievskin, që mposht Qirkon dhe kalon Tiranën në avantazh 2-1.
Bardheblutë e thelluan rezultatin në minutën e 85-të, kur Kiš u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli të shkaktuar nga Janjeva. Tirana shkon në 3-1 dhe festa në “Air Albania” është e gjitha bardheblu!
© SYRI.net
Daja analizon humbjen ndaj Vllaznisë: Na mungoi sakrifica, nuk gjetëm zgjidhje ndaj mbrojtjes së tyre
Klafuriç feston fitoren në derbin e parë: Jam shumë i lumtur që fitova derbin e parë
Bratu në dyshim pas humbjes në derbi: Do të ulem me drejtuesit, kam shumë gjëra për të thënëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: