Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Kush i tradhtoi sekretet gjermane?

VIDEO SYRI TV/ ‘Akullthyesit’ rikthehen në Elbasan, shfaqja e Rock-ut bashkon brezat

18:23, 11/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas 25 vitesh, grupi i rock-ut ‘Akullthyesit’ rikthehet në skenën e Elbasanit, aty ku nisi rrugëtimi i tyre muzikor. Me energjinë dhe rebelizmin që i karakterizoi në vitet ’90, artistët u ribashkuan për të sjellë emocione, nostalgji dhe ritmet e rock-ut, duke bashkuar në një koncert nostalgjik breza të ndryshëm përmes muzikës.

Nga SYRI TV

Me flokët e gjatë dhe rebelizmin karakteristik, ata ishin ndër grupet e para të rock-ut të krijuara në Shqipëri. Me tekste që sfidonin normat e kohës dhe muzikë shpërthyese, ‘Akullthyesit’ ngritën peshë rininë e viteve ’90. Pas 25 vitesh, grupi është rikthyer në Elbasan, aty ku nisi rrugëtimin muzikor. Ndonëse jeta i ndau, duke i çuar disa drejt emigrimit, ndërsa njëri prej tyre nuk jeton më, anëtarët e grupit u ribashkuan për të rikthyer emocionet dhe energjinë e dikurshme.

Rikthimi i artistëve dhe talenteve që kanë lënë gjurmë në jetën kulturore të qytetit mbetet një nga misionet e Qendrës së Artit në Elbasan. Koncerti i ‘Akullthyesve’ solli në skenë tingujt e rock-ut dhe një atmosferë elektrizuese, duke zgjuar kujtime dhe emocione te publiku.

Por surpriza më e bukur e mbrëmjes ishte pikërisht publiku. Krahas nostalgjikëve të viteve ’90, në koncert ishin të pranishëm edhe të rinj të viteve 2000, të cilët iu bashkuan ritmeve të rock-ut. Një dëshmi se muzika nuk njeh moshë dhe se arti mbetet një nga urat më të forta që bashkojnë brezat, pavarësisht kohës që kalon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco