11 Tetor 2026, 18:46
Nga G.M
pamje
XHIBUT- Të paktën 139 emigrantë kanë humbur jetën dhe 84 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas fundosjes së një varke të mbingarkuar në brigjet e Xhibutit. Shumica e personave në bord ishin shtetas etiopianë, të cilët po përpiqeshin të kalonin drejt Jemenit për të vijuar më pas udhëtimin drejt vendeve të Gjirit.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja e rëndë ndodhi natën e 8-9 tetorit, në veri të qytetit Obock, vetëm disa dhjetëra metra larg bregdetit. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, në varkë ndodheshin gjithsej 305 persona. Më shumë se 80 persona arritën të mbijetonin nga mbytja, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit u përballën me përmasat e tragjedisë.
Çdo vit, dhjetëra mijëra emigrantë përshkojnë të ashtuquajturën 'Rruga Lindore', një itinerar detar që lidh Bririn e Afrikës me Jemenin përmes Xhibutit dhe Ngushticës Bab el-Mandeb. Kjo rrugë konsiderohet ndër më të rrezikshmet për shkak të kushteve të vështira të udhëtimit dhe përdorimit të mjeteve lundruese të mbingarkuara.
Pavarësisht përshkallëzimit të luftimeve në Jemen që prej fillimit të shtatorit, mijëra emigrantë vijojnë të mbërrijnë në Xhibuti me shpresën për të arritur në vendet e Gjirit. Mes personave në varkën e mbytur kishte edhe 105 emigrantë që ishin dëbuar më parë nga Jemeni dhe po tentonin të kalonin sërish për të vazhduar udhëtimin e tyre.
Kjo ngjarje renditet ndër mbytjet më vdekjeprurëse të viteve të fundit në këtë itinerar migrimi, duke rikthyer vëmendjen te rreziqet me të cilat përballen emigrantët që ndërmarrin udhëtime të tilla detare në kërkim të kushteve më të mira të jetesës./Dosja.al
brigjet e xhibutit
Bota
11 Tetor 2026, 18:20
G.M
Nepal
NEPAL- Përmbytje të fuqishme kanë goditur të dielën Nepalin qendror, duke shkaktuar dëme të mëdha në ban...
Bota
11 Tetor 2026, 18:10
G.M
pamje
INDI- Një situatë paniku është regjistruar të dielën në një avion të kompanisë ajrore indiane ...
Bota
11 Tetor 2026, 18:02
G.M
Donald Tusk
POLONI- Një person është arrestuar në Poloni, pasi dyshohet se ka kërcënuar me sulm ndaj kryeministrit Donald Tu...
Bota
11 Tetor 2026, 17:56
G.M
pamje
ARABIA SAUDITE- Përshkallëzohet situata e sigurisë në Arabinë Saudite, ku mbrojtja ajrore ka kapur një raketë lund...
Bota
11 Tetor 2026, 17:52
G.M
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, 10 tetor 2026.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Ukraina duhet ta &ldquo...
Bota
11 Tetor 2026, 17:20
G.M
Vladimir Putin, Donald Trump, Volodymyr Zelenskyy
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar arritjen e një armëpushimi energjeti...
Bota
11 Tetor 2026, 17:11
G.M
Fotografi ilustruese.
Vetëm 250 prej tyre do të bëhen pjesë e përbërjes së re të Kuvendit të Serbisë dhe ...
Bota
11 Tetor 2026, 16:54
G.M
Donald Tusk
POLONI- Autoritetet polake janë vënë në gatishmëri pas marrjes së informacioneve për një sulm të ...
Bota
11 Tetor 2026, 16:25
G.M
Ngushtica e Hormuzit
IRAN- Një tanker nafte është goditur nga një predhë e paidentifikuar teksa po largohej nga Ngushtica e Hormuz...
Bota
11 Tetor 2026, 16:19
G.M
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron po përballet me nivelin më të ulët të popullaritetit që ...