134 ditë protestë/ Qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë për dorëheqjen e Edi Ramës

134 ditë protestë/ Qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë për dorëheqjen e Edi Ramës

18:55, 11/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pasditen e sotme, qytetarët do të mblidhen sërish para Kryeministrisë, në ditën e 134-t të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Përmes këtij tubimi, ata do të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke vijuar qëndresën e nisur prej muajsh.

Protesta qytetare vjen në kuadër të pakënaqësisë ndaj qeverisjes dhe situatës politike në vend. Qytetarët pritet të përsërisin thirrjet për largimin e Ramës nga pushteti dhe për përgjegjësi politike.

Tubimi para Kryeministrisë shënon një tjetër ditë të kësaj proteste, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë ndryshim dhe llogaridhënie nga drejtuesit e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco