134 ditë protestë kundër Ramës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh: Qeveri e krimit, qeveri e drogës
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rebelët Huthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore t&eu...
Atentati me shpërthim në Gjirokastër/ Policia: 45 vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranë...
VIDEO/ Shpërthen në ecje makina në Gjirokastër, policia nis hetimet 10 Tetor, 22:12 EMRAT+PAMJET/ Shpë...
• Protesta qytetare në Tiranë shënon sot 134 ditë të revoltës kundër klasës politike. • Protestuesit ndjekin intinerarin e përditshëm, ku nis grumbullimi në sheshin Skënderbej, dhe më tej vijon marshimi drejt godinës së Kryeministrisë në të cilin priten të mbahen fjalimet nga aktivistët dhe protestuesit. • Kërkesat e qytetarëve mbeten të pandryshuara. • Ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit të vendit Edi Rama dhe rrëzimin e gjithë klasës politike. • Thirrjet 'Shqipëri e re', 'Rama në burg, Berisha në burg', ' Qeveri e krimit, qeveri e drogës', janë sloganët që përsëriten gjatë tubimit. • Një qytetar ka marrë fjalën e tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku është shprehur se kërkesa e përbashkët e protestuesve është largimi i pakthyeshëm i Ramës nga pushteti. • Ai tha se përpjekjet për tu imponuar parakushte nuk do ta ndalojnë lëvizjen, për sa kohë qytetarët mbeten të bashkuar. • Pas fjalimeve përballë Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar me marshimin në rrugët e Tiranës nën thirrjet 'Qeveri e krimit, qeveri e drogës'. •Sakaq, protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, 134 ditë të revoltës kundër klasës politike. Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para godinës së Kryeministrisë, dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës nën thirrjet "Qeveri e krimit", "Arrestoni Ramën".
Kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama, rrëzimi i klasës politike dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Ata akuzojnë qeverinë se është zhytur në krim dhe korrupsion e kërkojnë largimin e Ramës e të qeverisë së tij./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 134 ditë të revoltës kundër klasës politike. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, qytetarët vijuan marshimin drejt Kryeministrisë ku do të mbahen fjalime nga aktivistët dhe protestuesit.
Një protestues pjesëmarrës në tubimin e sotëm, ka marrë fjalën e tij në podium ku u shpreh se pavarësisht 134 ditëve protestë, qytetarët ende vijojnë të jenë të bashkuar në bulevard për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se kërkesa e përbashkët e protestuesve është largimi i pakthyeshëm i Ramës nga pushteti.
Sipas tij, kryeministri është përgjegjës për mbajtjen në këmbë të një pushteti të kriminalizuar. Në fjalën e tij, ai shtoi se përpjekjet për tu imponuar parakushte nuk do ta ndalojnë lëvizjen, për sa kohë qytetarët mbeten të bashkuar. Në përfundim, protestuesi tha se largimi i Ramës nga pushteti është i pashmangshëm nëse protestat vijojnë.
“E jashtëzakonshme si jemi bashkë në bulevard çdo ditë edhe pas 134 ditësh dhe vijojmë të kërkojmë dorëheqjen e Ramës. Emëruesi i përbashkët i të gjithë ne është dorëheqja e pa revokueshme e Ramës. Besojmë forcërisht se ai është koka e krimit të organizuar dhe diga që e mban në këmbë këtë pushtet të kriminalizuar. Mundohen të na imponojnë parakushte, por sa kohë jemi bashkë dhe qëllimet i kemi të njëjta, Rama nuk do të jetë më i pavdekshëm dhe numërimi është edhe sa ditë i kanë ngelur ne pushtet. Sa kohë protesta vijon fundi i tij është i pa shmangshëm.”, u shpreh protestuesi./Dosja.al
TIRANA- Protesta në Tiranë po vijon prej 134 ditësh. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej ka nisur marshimi i qytetarëve drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga protestuesit dhe organizatorët. Sakaq, kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama, rrëzimi i klasës politike dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura.
Protestuesit akuzojnë qeverinë se është zhytur në krim dhe korrupsion e kërkojnë largimin e Ramës e të qeverisë së tij. “Qeveri e krimit”, “Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Berishën”, “Shqipëria në BE, pa Edi Ramën” brohorasin qytetarët në kor./Dosja.al