Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTO: Ky është punëtori shqiptar që VDIQ sot në Greqi, u plagos në kokë pas shpërthimit të rafinerisë, në PRANGA tri drejtuesit e kompanisë

Shkruar nga Newsbomb
FOTO: Ky është punëtori shqiptar që VDIQ sot në Greqi,
Viktima Dorian Hysa

Është publikuar ditën e sotme fotoja e 50-vjeçarit shqiptar Dorian Hysa i cili pas dy ditësh në luftë më vdekjen, mesditën e kësaj të diele, dha frymën e fundit në spital. Siç mund ta shikoni dhe në foton e siguruar nga Top Channel, ky është shqiptari Dorian Hysa, i cili vdiq sot pasi mori plagë të rënda në kokë, dy ditë pas shpërthimit të rafinerisë së “Motor Oil” në Greqi, ku ai punonte.

FOTO: Ky është punëtori shqiptar që VDIQ sot në Greqi,
Shqiptari Dorian Hysa

Kujtojmë se para dy ditësh, nga ngjarja e rëndë vdiq dhe një tjetër punëtor shqiptar, 43-vjeçari Robert Cakaj, i cili la pas gruan dhe dy vogëlushët e tij.

Dy punonjësit me origjinë shqiptare u dërguan me urgjencë në Spitalin e Korinthit ku thuhet se mbërriti edhe një punëtor i tretë me probleme të lehta respiratore. Megjithatë, për shkak të gjendjes së tyre, u pa e nevojshme transportimi i menjëhershëm i tyre në Eleusis, ku dhe fatkeqësisht dhanë frymën e fundit.

Sakaq, është bërë me dije se Policia Helenike po i vë nën vëzhgim masat e pamjaftueshme të sigurisë gjatë punimeve të mirëmbajtjes. Autoritetet kanë vënë në pranga tri drejtues të Motor Oil, të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në mbikëqyrjen e projektit kontrovers.

Konkretisht, ata janë një kryepunëtor 36-vjeçar , një menaxher i Departamentit të Shëndetit dhe Sigurisë 50-vjeçar dhe një operator projekti 34-vjeçar. Këto arrestime të reja vijnë përveç arrestimit të kontraktorit të punishtes së jashtme, i cili po kryente punime brenda rafinerisë në kohën e aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese