Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

    Zgjerohet “Paketa e Maleve” në Bashkinë Mat, qeveria shton 17 zona të reja me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore

    Përplasjet për “Territorialen”/ Të mërkurën zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, të pranishëm Rama, ministrat dhe deputetët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Zgjerohet “Paketa e Maleve” në Bashkinë Mat, qeveria shton 17 zona të reja me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore
    Ekonomi

    Zgjerohet “Paketa e Maleve” në Bashkinë Mat, qeveria shton 17 zona të reja me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore

    October 11, 2026
    Zgjerohet “Paketa e Maleve” në Bashkinë Mat, qeveria shton 17 zona të reja me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore

    Qeveria ka miratuar një vendim, i cili sjell një zgjerim të konsiderueshëm të territoreve me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në territorin e Bashkisë Mat.

    Me propozim të Ministrit të Punëve të Brendshme, qeveria i ka shtuar hartës së zhvillimit malor edhe 17 zona të reja administrative e gjeografike, duke përfshirë dhjetëra fshatra dhe qendra banimi.

    Harta e re nga Macukulli e Ulëza, te Bazi e Germani

    Ndryshimet e reja përfshijnë një sipërfaqe të gjerë me status të posaçëm për nxitjen e investimeve dhe zhvillimin socio-ekonomik lokal. Zonat e reja të përcaktuara sipas sistemit KRGJSH janë:

    Zona nr. 4: Fshati Macukull (Njësia Administrative Macukull) – 2 921 ha;
    Zona nr. 5: Fshati Bushkash (Njësia Administrative Ulëz) – 206 ha;
    Zona nr. 6: Qyteti Ulëz (Njësia Administrative Ulëz) – 571 ha;
    Zona nr. 7: Fshati Madhesh (Njësia Administrative Ulëz) – 626 ha;
    Zona nr. 8: Fshati Stojan (Njësia Administrative Ulëz) – 3 137 ha;
    Zona nr. 9: Fshatrat Rukaj, Rremull, Prellë dhe Dukagjin (Njësitë Administrative Rukaj dhe Derjan) – 423 ha;
    Zona nr. 10: Fshatrat Gjoçaj dhe Lam i Madh (Njësia Administrative Derjan) – 1 472 ha;
    Zona nr. 11: Fshatrat Bruç dhe Laç (Njësia Administrative Rukaj) – 552 ha;
    Zona nr. 12: Fshatrat Vinjoll dhe Gjalish (Njësia Administrative Lis) – 1 602 ha;
    Zona nr. 13: Fshatrat Rremull, Rukaj, Derjan dhe Burgajet (Njësitë Administrative Rukaj, Derjan dhe Lis) – 827 ha;
    Zona nr. 14: Fshati Zall Gjoçaj (Njësitë Administrative Derjan dhe Macukull) – 595 ha;
    Zona nr. 15: Fshati Macukull (Njësia Administrative Macukull) – 157 ha;
    Zona nr. 16: Fshatrat Baz dhe Karicë (Njësitë Administrative Baz dhe Komsi) – 2 534 ha;
    Zona nr. 17: Fshati German (Njësia Administrative Komsi) – 731 ha;
    Zona nr. 18: Fshatrat Shëlli dhe Vig (Njësia Administrative Macukull) – 1 289 ha;
    Zona nr. 19: Fshatrat Midhë dhe Fshat Burrel (Njësitë Administrative Burrel dhe Komsi) – 566 ha;
    Zona nr. 20: Fshati Selixë (Njësia Administrative Komsi) – 63 ha.
    Për secilën prej këtyre zonave, vendimit bazë i bashkëlidhen edhe hartat treguese përkatëse, të integruara në sistemin kadastral KRGJSH.

     Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen drejtpërdrejt Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Mat, me qëllim koordinimin e masave teknike, kadastrale dhe ekonomike që rrjedhin nga zbatimi i “Paketës së Maleve”.

    17 zona të reja Agroturizmi aktualitet Bashkia Mat Bujqësia ekonomia shqiptare investimet në zonat malore lajme Shqipëri MAT mbështetja për biznesin nxitja e investimeve Paketa e maleve politika e zhvillimit rural pronat në zonat malore Qeveria shqiptare turizmi malor zhvillime ekonomike zhvillimi ekonomik zhvillimi i ekonomisë malore zhvillimi i zonave rurale Zhvillimi Rural zonat malore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

    October 11, 2026

    Zgjerohet “Paketa e Maleve” në Bashkinë Mat, qeveria shton 17 zona të reja me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore

    October 11, 2026

    Përplasjet për “Territorialen”/ Të mërkurën zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, të pranishëm Rama, ministrat dhe deputetët

    October 11, 2026

    Zelensky sfidon Putinin: Nëse Moska ndalon luftimet për dy muaj, organizojmë zgjedhje

    October 11, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.