Dita e 134-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

11 Tetor 2026 | 19:37

Qytetarë dhe aktivistë kanë dalë edhe këtë të dielë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 134-të.

Si çdo pasdite, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ”Rama në burg, Berisha në burg”, etj.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Si çdo protestë tjetër, pas fjalimeve protestuesit pritet të marshojnë në rrugët e Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grupi Parlamentar i PS mbledhje të zgjeruar të mërkurën, zbardhet mesazhi për deputetët

Partia Socialiste do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka...
18:50 | 11/10/2026

Dhunohet varri i poetit Gëzim Medolli në Korçë, familjari: E qëllimtë

Varri i poetit Gëzim Medolli është dhunuar në varrezat publike të Korçës. Dëmtimi është konstatuar së fundmi nga i afërmi i tij, Artur Medolli, i...
18:03 | 11/10/2026

Bllokohet përkohësisht hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, shkak një aksident (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele brenda tunelit Tiranë-Elbasan. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, përplasja mes dy...
16:58 | 11/10/2026