Protesta kundër Edi Ramës ku kërkohet dorëheqja e tij, vijon edhe këtë të diel, në ditën e 134-t pa ndërprerje, me qytetarë të mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’, përpara marshimit drejt Kryeministrisë.
Protestuesit u shfaqën me pankarta ku ironizojnë kryeministrin Edi Rama, duke vënë në qendër korrupsionin qeveritar dhe qëndrimet e tij për zhvillimet ndërkombëtare.
‘Tirana digjet nga korrupsioni, Rama merret me raketat e Jemenit’ dhe ‘Republika nuk ka pronar’ janë disa nga mesazhet e shfaqura në protestën e sotme.
© SYRI.net
‘Rama jep dorëheqjen’/ Nis marshimi i qytetarëve nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë
134 ditë protestë/ Qytetarët pritet të mblidhen sërish para Kryeministrisë për dorëheqjen e Edi Ramës
VIDEO/ Beqiraj: Keqpërdorimi i informacionit të klasifikuar, shqetësim për sigurinë dhe Aleancën Euroatlantike