Milan nuk ka shkuar përtej barazimit 1-1 në transfertën ndaj Sassuolos, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A. Kuqezinjtë kanë bërë një hap prapa pas fitores ndaj Lecces, duke humbur mundësinë për të marrë tri pikët, ndërsa Interi dhe Lazio janë katër pikë larg.
Pjesa e parë në Reggio Emilia u karakterizua nga ritmi i ulët, ndërprerjet e shumta dhe gabimet teknike nga të dyja skuadrat. Milani pësoi edhe një goditje të rëndë në minutën e 20-të, kur Matteo Gabbia u dëmtua dhe u largua nga fusha me barelë, mes lotësh. Gjashtë minuta më vonë, Sassuolo humbi Leysen për shkak dëmtimi, me Odenthal që u aktivizua në vend të tij.
Në fillim të pjesës së dytë, trajneri Amorim hodhi në fushë Luka Modrić-in, duke kërkuar më shumë kreativitet në lojën sulmuese. Zhbllokimi erdhi në minutën e 63-të, kur Adrien Rabiot mori një pasim nga mesfushori kroat brenda zonës dhe lëshoi një goditje të fuqishme me të majtën, duke mposhtur portierin Aro Muric.
Megjithatë, avantazhi i Milanit zgjati vetëm pesë minuta. Në minutën e 68-të, pas një goditjeje këndi, Odenthal përfitoi nga rrëmuja në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur baraspeshën 1-1.
Pavarësisht përpjekjeve të mëtejshme, rezultati nuk ndryshoi dhe Milani u detyrua të kënaqej me një pikë, në një ndeshje ku tri pikët ishin objektivi kryesor.
© SYRI.net
VIDEO/ Manchester City turpëron Liverpoolin në ‘Anfield’, fiton thellë me një lojtar më shumë dhe merr kreun
VIDEO/ Derbi dhuron spektakël në tribuna dhe emocione në fushë, atmosferë ekektrizuese në ‘Air Albania’
Montella i jep lamtumirën Turqisë: Do të kesh gjithmonë një vend të veçantë në zemrën timeBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: