Në protestën e 134-t qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës, një prej aktivistëve akuzoi kryeministrin Edi Rama se, përmes shkrirjes së 15 bashkive, u ka hapur gropën qytetarëve.
Ai paralajmëroi se kjo politikë do t’i kthehet vetë Ramës, duke deklaruar se qytetarët nuk do të ndalen deri në largimin e tij nga pushteti.
Aktivisti vuri në dukje rolin e rinisë në ndryshimet politike, por theksoi se këmbëngulja e qytetarëve të të gjitha moshave, përfshirë të moshuarit që kanë protestuar për 134 ditë radhazi, është garancia e rezistencës. Në fund, ai iu bashkua thirrjeve të protestuesve: “Arrestoni Ramën!”
Aktivisti: Me shkrirjen e 50 bashkive, Edi Rama i hapi gropën qytetarëve, por siç thotë populli, ai që i hap gropën shokut, në të bie vetë dhe Edi Rama shumë shpejt do të bjerë, sepse ne do të vazhdojmë të rezistojmë.
Në çdo shoqëri, ndryshimet shoqërore politike i ka udhëhequr rinia. Edhe në Shqipëri, unë besoj se rinia do t'i udhëheqi, por energjia e jashtëzakonshme e secilit prej jush, gjithashtu edhe të moshës së tretë që vjen në këtë protestë, kjo energji e jashtëzakonshme dhe ky motiv që ka dhe mosha e tretë është më shumë se një garanci se rinia do t'ia dalë ta përmbysi këtë klasë të inkriminuar politike!
Kështu që ne të rinjtë duhet të marrim shembull e duhet të frymëzohemi nga çdo moshë e nga çdo qytetar, që për 134 ditë e pa ndalim kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë në këtë bulevard. Sepse vetëm rezistenca jonë të gjithë bashkë është garanci se Edi Rama do të largohet e nëse nuk largohet, duke qenë të gjithë bashkë, ne do ta rrëzojmë! Arrestoni Ramën!
Arrestoni Ramën! Arrestoni Ramën! Arrestoni Ramën!
© SYRI.net