Është dhënë ditën e sotme vendimi për biznesmenin nga Kosova, Valon Ramushi, i cili akuzohet për vrasjen e gruas dhe kunatit të tij, Nafije dhe Egzon Bogujevci. Sipas raportimeve të bëra nga mediat vendase mësohet se Gjykata Themelore në Gjilan ka urdhëruar një muaj paraburgim për të dyshuarin.
Konkretisht ndaj tij rëndojnë dy vepra penale: vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Në fjalën me mbajtur ditën e sotme, gjykata tha se palët kishin një mosmarrëveshje, motivet e së cilës vazhdojnë të mbetet të panjohura, ndonëse dyshimet janë se shkak i tragjedisë është bërë kërkesa për divorc nga ana e Nafijes.
Nga ana tjetër, familjarë dhe qytetarë të shumtë u kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bugujevcit, motër e vëlla. Ceremonia e tyre mortore mësohet se është mbajtur në Pozheran të Vitisë.
Reefruar hetimeve të deritanishmë mësohet se i dyshuari fillimisht dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në ulësen e pasagjerit në makinën me të cilën po udhëtonin drejt shtëpisë së familjes së saj. Dyshohet se Valoni e qëlloi Nafijen nga afër, teksa ishte duke drejtuar makinën.
Ndërkohë, vëllai i bashkëshortes dhe dy persona të tjerë, të cilët po udhëtonin me një tjetër makinë, e kishin ndjekur atë me qëllim që të bisedonin për mosmarrëveshjen mes palëve. Në hyrje të Livoçit të Ultë, ata e parakaluan makinën e Valonit dhe ndaluan për ta pritur. Me të vënë re ata, ai kishte vazhduar drejt Gjilanit, për t’u kthyer më pas nëpërmjet një rruge tjetër.
Më pas, ai dyshohet se hapi zjarr në drejtim të tyre. Valoni ndaloi automjetin pas tyre, doli me armë në dorë dhe, sipas dosjes, iu drejtua me fjalët: “Unë jetën e humba se gruan e vrajta, edhe juve kam me ju vra”.
Njëri nga personat arriti të largohej pa u qëlluar, ndërsa tjetri u plagos rëndë dhe iku në oborrin e një shtëpie aty pranë. Vëllai i bashkëshortes nuk arriti të largohej dhe i dyshuari qëlloi disa herë në drejtim të tij, duke e lënë atë të vrarë në vend.
Pas krimit të dyfishtë, i dyshuari me makinën, brenda së cilës ndodhej trupi i pajetë i bashkëshortes, mbërriti në oborrin e Spitalit Rajonal të Gjilanit, para hyrjes së emergjencës. Më pas, ai shkoi në polici dhe u vetëdorëzua.
Në kuadër të hetimeve paraprake dhe kontrolleve fizike të ushtruara, Policia bëri me dije se në vendin e ngjarjes sekuestroi katër fishekë, 21 gëzhoja dhe pesë predha, ndërsa brenda makinës së të dyshuarit u gjet dhe një pistoletë të cilët thuhet se i kishte skaduar leja, me të cilën dyshohet se ishte kryer vrasja.
Në sajë të kontrolleve të shtëpisë së Valonit bëhet me dije se janë janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata me leje të skaduar, një revole pa leje, një armë pneumatike, 520 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe 1600 diabolla të pushkës pneumatike.

