Vjen fitorja e parë sezonale për Vllazninë në kampionat! Shkodranët mposhtën 1-0 Dinamon, skuadrën që sezonin e kaluar u hoqi kuqebluve ëndrrën e titullit kampion. Një sukses me peshë për Vllazninë, që gjen më në fund tri pikët dhe ngjitet në kuotën e pesë pikëve.
Debutimi i trajnerit të ri, Csaba Laszlo, nuk mund të ishte më i mirë, me teknikun që e nis aventurën e tij në futbollin shqiptar me një fitore të rëndësishme për moralin dhe vazhdimësinë e skuadrës.
Vendimtar në këtë përballje ishte Murataj, i cili në minutën e 31-të realizoi një gol spektakolar me të djathtën nga jashtë zonës, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke ndezur festën në kampin shkodran.
Goli i tij rezultoi i mjaftueshëm për t’i dhënë Vllaznisë tri pikë të çmuara. Pas avantazhit, kuqeblutë administruan rezultatin deri në vërshëllimën përfundimtare, duke siguruar një fitore që mund të shërbejë si pikënisje për një kthesë në këtë sezon.
Për Dinamon, ndërkohë, kjo është një humbje e hidhur, ndërsa Vllaznia merr frymë më lirshëm dhe nis me sinjale pozitive rrugëtimin nën drejtimin e Csaba Laszlos.
© SYRI.net
VIDEO/ Kish heroi bardheblu në fitoren e madhe në derbi, i shënon dy gola Partizanit
Milan ndalet në barazim nga Sassuolo, Rabiot nuk mjafton për kuqezinjtë
VIDEO/ Manchester City turpëron Liverpoolin në ‘Anfield’, fiton thellë me një lojtar më shumë dhe merr kreunBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: