Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpronësime për projektet infrastrukturore/ Qeveria miraton vendime për Fierin, Tiranën dhe superstradën Tiranë–Durrës

    “Të këshillova që kur ishe në Portokalli”/ Veleshnja i drejtohet Erion Isait pas publikimit të mesazheve me një djalë

    “As brekë, as nder s’ju lanë”/ Roza Lati publikon mesazhin e fortë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shpronësime për projektet infrastrukturore/ Qeveria miraton vendime për Fierin, Tiranën dhe superstradën Tiranë–Durrës
    Aktualitet

    Shpronësime për projektet infrastrukturore/ Qeveria miraton vendime për Fierin, Tiranën dhe superstradën Tiranë–Durrës

    October 11, 2026
    Shpronësime për projektet infrastrukturore/ Qeveria miraton vendime për Fierin, Tiranën dhe superstradën Tiranë–Durrës

    Këshilli i Ministrave ka miratuar tri vendime të rëndësishme që lidhen me procesin e shpronësimit për interes publik të pronave private që preken nga projekte madhore infrastrukturore në Fier, Tiranë dhe në nyjën lidhëse të superstradës Tiranë–Durrës.

    Aktet e reja normative, të propozuara nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, përfshijnë ndryshime buxhetore, shtime të listave emërore të pronarëve dhe procedurat e likuidimit financiar.

    Rikonstruksioni i rrugës ‘Shën Gjergji’ – ‘Naun Kaçaku’ (Fier)

    Përmes Vendimit nr. 762, qeveria ka ndryshuar vendimin ekzistues nr. 94 (datë 12.2.2025) për projektin e rikonstruksionit të segmentit rrugor “Shën Gjergji” – “Naun Kaçaku” (ish-ura me shkallë – stacioni i Patosit) në Fier.

    Vlera totale e shpronësimit rritet nga 13,684,429 lekë në 13,979,684 lekë. Listës së shpronësimeve i shtohet pasuria nr. 19 (Zona Kadastrale 8531) në bashkëpronësi të familjes Dëma, Rezhda, Beka dhe Veli, me një vlerë dëmshpërblimi prej 295,255 lekësh për truall dhe ndërtesë.

    Vlera prej 50,000 lekësh përballohet nga buxheti i Bashkisë Fier.

    Vazhdimi i Unazës së Madhe të Tiranës dhe Unaza Lindore

    Me Vendimin nr. 763, Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime në vendimin nr. 662 (datë 13.10.2022) për lotet 4, 5 dhe 6 të Unazës së Madhe (nga Sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri) dhe rikualifikimin e Unazës Lindore.

    Vlera e përgjithshme e kompensimit për pasuritë (truall, tokë arë, ndërtesë, apartamente, njësi e bodrume) rritet në 4,289,967,687.6 lekë (nga 4,287,593,896 lekë që ishte më parë).

    Listës emërore i shtohet pasuria nr. 341 (Zona Kadastrale 8170) në emër të Hamit Velo Allka, me sipërfaqe trualli prej 72.2 m² të shpronësuar dhe vlerë kompensimi prej 2,373,791.60 lekësh.

    Shpenzimet procedurale (50,000 lekë) përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

    Nyja lidhëse e rrugës së Laknasit me superstradën Tiranë–Durrës

    Përmes Vendimit nr. 764, qeveria ka shpallur shpronësimin e ri për interes publik të pronave që preken nga ndërtimi i nyjës që lidh rrugën e Laknasit me projektin e zgjerimit të superstradës Tiranë–Durrës.

    Vlera totale prej 19,916,795.10 lekësh përballohet nga Buxheti i Shtetit (“Fondi i Shpronësimeve” pranë Bankës së Shqipërisë) në favor të ARRSH-së.

    Në listën prej 11 pasurish (Zona Kadastrale 2679) përfshihen me sipërfaqe toke e ndërtesa subjekte privatë e biznesore, mes të cilave Qendra Tregtare Univers, Energia B SHPK, si dhe pjesëtarë të familjeve Loçka, Murataj, Ziso e Avdiaj.

    Shpronësimi fillon menjëherë me botimin në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit është brenda 3 muajve. Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të pezullojë transaksionet për këto pasuri dhe brenda 30 ditëve do të bëjë kalimin e pronësisë në favor të shtetit.

    Vendimi përcakton shprehimisht se për pasuritë që rezultojnë me barramarrje apo hipotekë bankare, likuidimi do të kryhet duke garantuar së pari të drejtat e kreditorëve hipotekorë.

    aktualitet Durrës Fier infrastruktura rrugore investime në Shqipëri investime publike kompensimi i pronarëve lajme Shqipëri ndërtimi i rrugëve projektet infrastrukturore projektet rrugore pronat private Qeveria shqiptare Shpronësime shpronësime për interes publik Superstrada Tiranë-Durrës Tiranë Transporti Rrugor vendime të qeverisë zgjerimi i infrastrukturës zhvillime ekonomike zhvillimi infrastrukturor zhvillimi urban
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpronësime për projektet infrastrukturore/ Qeveria miraton vendime për Fierin, Tiranën dhe superstradën Tiranë–Durrës

    October 11, 2026

    “Të këshillova që kur ishe në Portokalli”/ Veleshnja i drejtohet Erion Isait pas publikimit të mesazheve me një djalë

    October 11, 2026

    “As brekë, as nder s’ju lanë”/ Roza Lati publikon mesazhin e fortë

    October 11, 2026

    Yacht Hotel në Vlorë merr vlerësim ndërkombëtar, përfshihet në Micheline Guide

    October 11, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.