web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A e mendon dorëheqjen? Si përgjigjet trajneri i Partizanit pas humbjes në derbi

11 Tetor 2026, 21:17, Sport CNA

A e mendon dorëheqjen? Si përgjigjet trajneri i Partizanit pas humbjes

Trajneri i Partizanit, Florin Bratu, ka analizuar humbjen në derbi ndaj Tiranës duke shprehur zhgënjim për performancën e skuadrës.

Në prononcimin e tij , tekniku rumun pranoi se starti i kampionatit është larg pritshmërive me vetëm katër pikë në gjashtë ndeshje.

Sa i përket një dorëheqjeje të mundshme, trajneri pohoi se do të ulet me drejtuesit e klubit për të biseduar rreth të ardhmes. Në fund, ai i kërkoi ndjesë tifozëve të kuq për këtë moment të vështirë që po kalon klubi.

“Është shumë e vështirë se nëse do bëj një kujtesë të vogël, e nisëm me Teutën me të kuq, me Laçin përsëri me të kuq, nuk kemi një start të mirë të kampionatit. Pas kësaj kemi vështirësi të gjejmë balancë si skuadër. Fituam ndaj Vllaznisë por nuk është mjaftueshëm, edhe sot mendoj se meritonim më shumë. Ne humbëm tre raste shumë të mira kur rezultati ishte 1-1, jemi edhe pa fat, por rezultati përfundimtar është kundër nesh.

Ne punojmë me këtë mënyrë loje sepse kemi cilësi dhe nuk është se humb shumë topin duke luajtur me topin nga mbrapa. Por nuk mendoj se është problem i Partizanit në këtë moment.

Nuk gjetëm zgjidhje për t’i bllokuar lojtarët kundërshtarë në tranzicion. Bëmë një gabim dhe pësuam gol mbrapa. Për këtë arsye jam shumë i mërzitur, sepse punojmë, punojmë, punojmë, por deri tani ekipi nuk tregon shumë gjëra në lojë në këtë moment. E di që jam përgjegjësi unë për këtë, por do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme.

Aliu kishte probleme fizike dhe më pas vendosa që Hjumën është më mirë të luajë mes linjave, të marrë topin dhe të shkojë në driblim. Ky ishte mendimi im në ato momente.

Golat e pësuar? Janë shumë. Këto janë zgjidhjet që kam në këto momente, ky është grupi, lojtarët tanë. Nuk mund të marrim të tjerë. Ky është grupi dhe në këtë moment uroj të tregojmë më mirë sesa sot. Të shohim, tani jam emocional dhe pas kësaj ndeshjeje dua të them shumë, shumë gjëra, por mendoj se është më e dobishme të flas për gjërat taktike me djemtë në dhomat e zhveshjes ditën e nesërme.

Dorëheqje? Është shumë pak për ne, 4 pikë pas 6 ndeshjesh. Të shohim çfarë do të ndodhë në këto ditë. Është e qartë që të gjithë janë të mërzitur dhe duhet ta kalojmë këtë natë dhe të jemi më të qartë nesër, të ulemi në tavolinë dhe të flasim për realitetin me ekipin, me administratorët. Janë shumë gjëra për të cilat duhet të flasim dhe t’i rregullojmë. Kjo është ajo që dua të them tani. Është shumë e vështirë të flas, sepse e di se është shumë e rëndësishme për tifozët. Jam i mërzitur që nuk morëm një fitore sot”, tha Bratu për RTSH pas përfundimit të ndeshjes.





Lajmet e fundit nga