Greqi- Një sulm i përgjakshëm ndaj një shqiptari 58-vjeçar ndodhi gjatë natës në Agia Galini në Rethymno të Kretës, ndërsa policia është në kërkim të një 17-vjeçari, i cili dyshohet si autor.
Sipas burimeve, 58-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili banon në zonë me familjen e tij, u sulmua brenda shtëpisë së tij. Rrethanat në të cilat ndodhi incidenti mbeten nën hetim, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë provat që mund të çojnë në arrestimin e adoleshentit.
Mes pistave hetimore është edhe ajo e grabitjes së banesës. Versus.al

