Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

    E rëndë në Greqi/ Plagoset rëndë 58-vjeçari shqiptar në banesën e tij, në kërkim 17-vjeçari

    Gërryen me fadromë në shtratin e lumit Vjosë, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim (EMRAT)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit
    Aktualitet

    Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

    October 11, 2026
    Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

    Shqipëria dhe Forcat e Armatosura do të vijojnë kontributin e tyre në misionin e KFOR-it në Kosovë, duke mbështetur sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajon. Ky angazhim u ritheksua gjatë takimit që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Arben Kingji, pati me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, i cili ndodhet në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit të NATO-s.

    Gjatë takimit zyrtar, u vlerësua lart puna dhe drejtimi i suksesshëm i gjeneralmajor Ulutaş në përmbushjen e detyrave të aleancës euroatlantike në Kosovë. Palët diskutuan mbi zhvillimet e sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për ruajtjen e paqes në rajon.

    Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Shtabi i Përgjithshëm pasqyroi mesazhin e përcjellë nga gjeneralmajor Kingji:

    “Kënaqësi të mirëpres në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ku shpreha vlerësimin për drejtimin e tij të suksesshëm në krye të misionit, me rastin e përfundimit të mandatit. Biseduam një sërë çështjesh që lidhen me angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për forcimin e sigurisë në Kosovë dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal. Ritheksova angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura në përmbushje të detyrimeve në këtë operacion të rëndësishëm të NATO-s.”

    aktualitet angazhimi shqiptar në KFOR Arben Kingji bashkëpunimi ushtarak Forcat e Armatosura të Shqipërisë Forcat e Sigurisë KFOR Komandanti i KFOR-it lajme Kosovë lajme Shqipëri marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë misioni i KFOR-it misioni paqeruajtës nato Özkan Ulutaş prania e NATO-s në Kosovë Shqipëria Shqipëria dhe Kosova siguria në Kosovë siguria rajonale stabiliteti në Ballkan zhvillime ndërkombëtare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

    October 11, 2026

    E rëndë në Greqi/ Plagoset rëndë 58-vjeçari shqiptar në banesën e tij, në kërkim 17-vjeçari

    October 11, 2026

    Gërryen me fadromë në shtratin e lumit Vjosë, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim (EMRAT)

    October 11, 2026

    Kriza në Lindjen e Mesme, Irani: Përgjigjja e SHBA ndaj propozimit tonë për të rihapur Hormuzin ishte e pamjaftueshme

    October 11, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.