Top News- Huthit godasin sërish aeroportin e Riadit, disa të plagosur! Anulohen fluturimet
11/10/2026 22:00

Një tjetër sulm ka goditur aeroportin ndërkombëtar King Khalid në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, për të dytën ditë radhazi. Sipas autoriteteve saudite, një predhë goditi një nga terminalet e aeroportit, duke shkaktuar zjarr dhe plagosjen e disa personave. Sulmi vjen një ditë pas goditjes së përgjakshme ndaj të njëjtit aeroport, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Rebelët Huthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet, duke deklaruar se kanë përdorur raketa balistike, raketa kruz dhe dronë. Ata pretendojnë se po godasin Arabinë Saudite për shkak të mbështetjes që Riadi i jep forcave qeveritare në luftën civile në Jemen, si dhe pas një sulmi ajror ndaj aeroportit të Sanaas. Zëdhënësi ushtarak i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, konfirmoi se një predhë goditi terminalin e pasagjerëve në aeroportin King Khalid, duke shkaktuar zjarr. Ndërkohë, ekipet e emergjencës ndërhynë për shuarjen e flakëve, ndërsa autoritetet e aviacionit civil njoftuan se po vlerësojnë dëmet dhe po kontrollojnë sigurinë e objekteve. Numri i të plagosurve nga sulmi i fundit nuk është bërë ende i ditur. Pas goditjeve, rebelët Huthi kanë kërcënuar drejtpërdrejt infrastrukturën ajrore saudite, duke u bërë thirrje kompanive ajrore, punonjësve dhe udhëtarëve të shmangin aeroportet dhe hapësirën ajrore të vendit. Të paktën dy linja ajrore kanë anuluar përkohësisht fluturimet për në Riad.

Top News- “Flamuri serb do valëvitet në Prizren”! Shqipëria dënon deklaratën e ministrit serb
11/10 22:00
Top News- Huthit godasin sërish aeroportin e Riadit, disa të plagosur! Anulohen fluturimet
11/10 22:00
Top News- Trump shpall armëpushim Rusisë dhe Ukrainës: “Mos e shkelni!” Zelensky jep “OK”
11/10 22:00
Top News- Huthit godasin sërish aeroportin e Riadit, disa të plagosur! Anulohen fluturimet
11/10 21:47
Top Channel/ Dua Lipa fitime marramendëse, merr 23.4 milionë stërlina në vit nga kompania e saj
11/10 20:03
Top Channel/ Trump njofton marrëveshjen: Rusia e Ukraina nuk do godasin infrastrukturën energjetike
11/10 20:02
Top Channel/ “Kurti 4” kthen Kodin e ri civil. Shqyrtohet martesa mes personave të së njëjtës gjini
11/10 19:53
Top Channel/ Kodi i ri në arsim. Miratohen rregulla të reja edhe për kë kryen veprimtari të jashtme
11/10 19:42
Top Channel/ Pesticidet nga Kina dhe India. Fermerët ankohen për cilësi të dobët të preparateve
11/10 19:39
Top News- Trump kërkon president të ri për Ukrainën, Zelenski: Vetëm nëse ka armëpushim
11/10 19:30
Top News- Vdes edhe shqiptari tjetër i plagosur në Greqi! Shpërthimi në fabrikë vrau dy shqiptarë
11/10 18:38
Top News – Paqësori do të quhet ‘Oqeani Trump’ ose ‘Oqeani i Amerikave’, nuk ndalet presidenti
11/10 18:00
Top News – Trump tradhëtoi Ukrainën… / Zemërim në Kiev, ‘ndalim sulmet mbi rafineritë kur…’
11/10 18:00
Top News-Si u ndoq për 3 kilometra Beqir Devolli, detaje nga vrasja!Viktima u kërcënua me telefonata
11/10 17:41
Top News- Vrau tre persona dhe u arratis në SHBA, del foto e Valentin Ftonit, pritet të ekstradohet
11/10 15:10
Top Channel/ Farmaci “me mik” në rrethe/ Mbyllen në fundjavë dhe raste festash pa asnjë rotacion
11/10 15:09
Top Channel/ Shqiptarët e dëbuar nga Anglia/ Renditen në krye të listës, janë rikthyer 2247 persona
11/10 15:00
Top Channel/ Detajet nga atentati me tritol/ Shënjestra ishte Beqir Devolli, i plagosur Erigels Mela
11/10 14:45
Top News- Aksident i frikshëm, shqiptari i dehur merr përpara lokalin në Selanik
11/10 13:40
Top News- Hajdutet vjedhin kasafortën me 600 mijë lekë në Kavajë, por zbulohen shpejt nga policia
11/10 13:24