Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio raportohet se po shqyrtjnë mundësinë e shkarkimit të të Kimberly Guilfoyle nga pozicioni i saj si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Greqi.
Associated Press shkruan se shkarkimi i Guilfoyle është menduar për shkak të veprimeve të mundshme të papërshtatshme dhe madje të paligjshme nga ambasadorja e SHBA-së në Greqi, me rastin që ka shkaktuar pakënaqësi të fortë në nivelet më të larta të administratës Trump.
Një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, ka zbuluar sot se Trump dhe Rubio janë "jashtëzakonisht të zemëruar" me atë që është bërë e ditur për Guilfoyle, ndërsa shtoi se mundësitë janë të mëdha që ata të marrin vendim brenda javës për hapat e tyre të ardhshëm.
Sipas Associated Press, diskutimi rreth të ardhmes së Guilfoyle është i lidhur me një seri botimesh të Ëall Street Journal, të cilat përshkruajnë praktika të dyshuara që ngrenë çështje të etikës dhe shkelje të mundshme të ligjit.
E ardhmja e ambasadores amerikane në Athinë mund të vendoset në ditët në vijim, pasi thuhet se Trump dhe Rubio po shqyrtojnë opsionet e tyre të disponueshme.
Nga ana tjetër, thuhet se Guilfoyle nuk është përgjigjur drejtpërdrejti ndaj raportimeve, megjithëse avokati i saj ka thënë se ajo nuk bëri asgjë të gabuar dhe ambasada amerikane në Athinë ka shprehur në heshtje mbështetje për të.
