Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë, ku një 29-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga babai i tij.
Sipas mediave fqinje, ngjarja ka ndodhur në fshatin Pogragjë të Gjilanit, dhe pas ngjarjes, autori i dyshuar është arratisur.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:30, kur policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri. Viktima, i lindur në vitin 1997, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe lokalizimin dhe kapjen e autorit.
“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi Osmani.












